Londër, indinjatë përballë vendimit të Johnson për pezullimin e Parlamentit

Londër, indinjatë përballë vendimit të Johnson për pezullimin e Parlamentit

Vendimi i kryeministrit, Boris Johnson për të pezulluar Parlamentin deri më 14 tetor, rreth dy javë para datës së Brexit, ka shkaktuar një valë indinjate në Britaninë e Madhe, ku një peticion kundër kësaj mase mori sot më shumë se një milionë nënshkrime.

Edhe Stërlina ka rënë me 0,6% përballë euros dhe dollarit pas njoftimit për pezullimin e Parlamentit, gjë që ka riforcuar hipotezën e një “no deal”-i duke rritur frikën për ndonjë krizë të mundshme financiare dhe rivendosjen e të drejtës doganore.

Në faqen zyrtare të Parlamentit “petition.parliament.uk”, një peticion kundër vendimit, cilësuar nga opozita si një grusht shteti,arriti sot në mëngjes  në 1,1 milionë nënshkrime.

Në Britaninë e Madhe, çdo peticion që arrin 100 000 nënshkrime mund të shkaktojë hapjen e një debati parlamentar.

Mijëra persona manifestuan dje në mbrëmje në Londër, Manchester, Edimburg dhe qytete të tjera të mëdha.

Mbretëresha Elizabeth II miratoi dje planin e kryeministrit Boris Johnson për të pezulluar Parlamentin nga mesi i shtatorit deri në mes të tetorit, një lëvizje që mund të pengojë përpjekjet e deputetëve për të bllokuar një Brexit pa marrëveshje.

Johnson kërkon që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Europian sikurse është vendosur, më 31 tetor, ndonëse kjo do të thotë të mos kenë një marrëveshje për tërheqjen, një skenar të cilit shumë persona i tremben sepse mund të ketë pasoja të rënda ekonomike ndaj vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 29/08/2019 14:38

    Democracy,çfare eshte kjo?Si duket,edhe vendi ku demokracia eshte ne maximum,po behet vendi ku ligjin e ben njishi.Iku edhe nga Anglia demokracia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive