LONDËR - Boris Johnson sfidon David Cameronin për daljen nga Bashkimi Evropian. Sipas gazetës londineze "Sunday Times", kryetari i bashkisë së Londrës, Boris Johnson do t'i drejtohet këtë javë kryeministrit britanik, David Cameron për t'i konfirmuar që të jetë gati në favor të një largimi të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nëse kërkon të arrijë një marrëveshje bindëse për një të ashtuquajtur "riatdhesim" të pushtetit nga Brukseli.
Në këtë mënyrë, Qytetari i Parë i Londrës i hedh dorashkën e sfidës mikut të tij rival duke ushqyer sërish zërat për një ngjitje të tij në krye të konservatorëve. Në ofensivën e tij, Johnson do të bazohet mbi një raport të një prej këshilltarëve të tij ekonomikë, sipas të cilit largimi nga Bashkimi Evropian do të ishte më fitimprurës sesa qëndrimi në kushtet aktuale./ATSH/
/Shqiptarja.com