LONDËR- Nga Britania e Madhe, ku kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, nuk kurseu kritikat për Bashkimin Europian. Ndërsa i kujtoi Unionit që 90% e shqiptarëve janë pro integrimit të Shqipërisë në BE, kryeministri Edi Rama tha se ky proces nuk mund të jetë gjithçka, ose asgjë derisa të bëhesh anëtar. Për kreun e qeverisë, anëtarësimi i Shqipërisë në BE, pa të drejtë vetoje do ishte më se i mirëpritur.
“Procesi nuk mund të jetë gjithçka ose asgjë, derisa të bëhesh anëtar, dhe sa kohë je kandidat nuk ke asgjë. (...) Marrja jonë si anëtar me një staus ndryshe është e mirëpritur, pa të drejtë vetoje, votimi për sa kohë BE do të reformojë veten. Kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada”, theksoi Rama.
Duke folur për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Europës, në panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, Rama tha se Shqipëria po ecën më mirë se vetë BE.
“Ne kemi shumë sfida por ku vijmë në Britani ndihemi më mirë për sfidat tona. Kemi sfida, jemi në një periudhë kohe ku Evropa po sillet shumë mirë me ne. Ajo çfarë mund të them është që në përgjithësi besoj që në këtë pikë ne po ecim më mirë sesa Evropa.
Unë kisha besim edhe në kohën kur ishte qesharake për të pasur besim. Më shumë se 90% i besojë BE-së dhe anëtarësimit. Për ne nuk është asgjë post asaj që ishte për etërit themelues që më se fundmi të jemi në pozitën ku zgjedhim lirisht ku jemi dhe jemi të sigurt. Për ne kjo është një bindje e fortë, dhe çfarë që duhet do të jemi pjesë e betejës për të qenë pjesë”, tha Rama.
Kryeministri nuk mund t’iu shpëtonte pyetjeve për emigracionin, ku shqiptarët shpesh kanë qenë shënjestër e sulmeve edhe nga politika. Shefi i qeverisë risolli në vëmendje dhe sulmet e ish-sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, për të cilën me batuta tha se tashmë është zhdukur. “Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh...”, tha Rama mes batutave.
“Problemi nuk janë shqiptar, apo emigrantë, problemi është ku të gjejmë kokën e turkut për këtë vendim katastrofik të vendimit të largimit nga Europa. Kur dikush që quhej Suela, një tjetër kur ajo piketoi shqiptarët, dhe meqë ra fjala ku është ajo? Thjesht mbaje mend që mos u merr me shqiptarët. Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh...”, tha Rama.
Jo vetëm për Baraverman, por për të gjithë politikanët britanikë mesazhin e ka të qartë, kur u thotë se nuk duhet ti etiketojnë më komunitetin shqiptar, pasi ai po bën shumë për Britaninë e Madhe. Rama u kërkoi politikanëve britanikë që komunitetin shqiptar ta përmendin vetëm për gjëra pozitive, ose në të kundërt “ta qepin atë dreq goje”.
“Të paktën komuniteti ynë i shqiptarëve këtu po i jep mjaftueshëm Britanisë, që politikanët britanikë etiketojnë shqiptarët ta mbyllin gojën, ta mbyllin atë dreq goje dhe mos i përmendin për asgjë veçse pozitive, kushdo që i prek duhet ta mbyllë atë dreq goje, përveç meje që duhet të them diçka, por s’po i prek”, tha Rama.
I pyetur nga gazetarët për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Rama tha se Prishtina duhet të zbatojë marrëveshjen e dialogut dhe të lërë Bashkimin Evropian të merret me Serbinë. E vetmja mënyrë që sipas tij Kosova të ecë përpara.
Nga Londra, nuk mund të mungonte një koment i kryeministrit Edi Rama për politikanin Nigel Farage, me të cilin është përplasur disa herë në distancë mbi numrin e të burgosurve shqiptarë në Britani të Madhe.
Kryeministri Rama u pyet nga një gazetar mbi ftesën që ai i ka bërë politikanit britanik për të vizatuar vendin tonë dhe zbuloi se Farage i kishte kërkuar 28 nëntorin, që përkon edhe me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Me ironi, Rama tha se i sugjeroi që të zgjedhë një datë tjetër, pasi do të duket shumë i vogël para heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu.
“Mikun tim të dashur Nigel, e kam ftuar, më ka premtuar edhe publikisht që do të vijë, më kërkoi një datë që përkon një datë që përkon me ditën tonë të pavarësisë dhe i thash: Nigel, më mirë të gjejmë një datë tjetër sepse në qoftë se vjen do të duhet të përballesh me heroin tonë kombëtar dhe dukesh shumë i vogël. Mendoj që s’na takon ne të vendosim se kush do zgjidhet në Britani, por e kemi parë që puna e qeverisë është diçka krejt ndryshe nga poezia në opozitë. Nuk shoh problem për të bashkëpunuar me këdo. Në fund besoj që Farage nuk është problemi, Farage është pasqyrë e problemeve i cili ka një aftësi teatrale për të qenë tërheqës, por problemet qëndrojnë tjetër kund”, tha Rama.
Emigrimin masiv nga një shtet në tjetrin për mundësi më të mira arsimore apo dhe punësimi, Rama tha se nuk duhet të shihet si humbje. Kryeministri pranoi se sot ka më shumë largime sesa kthime, por kjo shërben më shumë si një shtysë për përmirësimin e cilësisë së jetesës.
Ndër të tjera, kryeministri foli dhe njëherë për emigrantët shqiptarë në Britani duke thënë se janë një komunitet të cilët po i japin shumë sot vendit ku po jetojnë. Me humor ai tha se kushdo që tenton t’i prekë, ‘duhet të mbylli atë dreq goje’.
“Dua të them dhe një gjë tjetër, ai nuk ka ardhur me skaf, por ambasadori ynë ka ardhur me skaf dhe është ambasador, ju keni ardhur me viza dhe jeni askush. Un nuk e shoh faktin që ju keni ardhur këtu për të ndjekur rrugën tuaj për tu bërë më i mirë falë një procesi arsimor që ky vend tua ofrojë si humbje për humbje për vendin tonë. Është përfitim për vendin tonë. Ne nuk jetojmë më në një kohë kur gjërat janë të ndara kaq qartë. Ka shumë herë më tepër ndërlidhje e ,lëvizje, dhe kjo është një lëvizje që është më e dukshme brenda vendeve të mëdha.
Ka dhe në Britani vende që janë braktisur, është ambicie. Nuk ka një çelës magjik për ta kthyer mbrapsht situatën dhe nuk ka një shkop magjik për ta bërë Shqipërinë një vend që mund të gjesh të njëjtat mundësi. Është proces është një trajektore që e kanë përshkuar shumë vende. Sigurisht përmirësohemi, ka më shumë njerëz që kthehen sot sesa 5 vite më parë, por sërish ka më shumë edhe njerëz që largohen sesa ata që kthehen. Duhet të përmirësojmë cilësinë e jetës në vend.
Varkat e vogla kanë sjellë shumë njerëz me ëndrra e ambicie që i shërbejnë Britanisë. Ajo që ka rëndësi është që komuniteti i shqiptarëve këtu, po i jep shumë Britanisë, po punojnë fort, dhe janë krenarë që janë pjesë e kësaj shoqërie, kështu që kushdo që i prek duhet ta mbyllë atë dreq goje”, tha Rama.
Kryeministri Rama u pyet për pozitën e Kosovës sot në Ballkan dhe për përparimin e saj si shtet drejt anëtarësimit në BE.
Rama, siç e ka thënë dhe me parë, Kosova duhet të harrojë Serbinë dhe të mos e bëjë një çështje kryesore marrëdhënien dypalëshe. Duhet të plotësojë pikat e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe të shohë përpara, pavarësisht asaj qe merr përsipër Serbia të bëjë.
Ndër të tjera, kryeministri tha se nuk ka asnjë çështje territoriale të hapur për Kosovën.
“Nuk shoh çështje territoriale midis Kosovës dhe askujt tjetër. Terrori i Kosovës është i përcaktuar. Kosova është republikë, një shtet i ri demokratik i njohur nga fuqitë e mëdha dhe ende jo i njohur nga 5 vende në BE. Në këtë drejtim, nuk shoh problem. Nga ana tjetër, është detyra e Kosovës që të shtyjë përpara dhe të bindë pjesën tjetër për opozicionin e konsoliduar sa i takon vlerave në BE.
Mendimi im është i mirënjohur dhe unë mendoj që të jetë e suksesshme, Kosova duhet të harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha pikat që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE pavarësisht nga Serbia. Të përmbushin çdo pikë, dhe t’ia lënë topin në fushë Serbisë. Jo të lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në një çështje fajësimi mes të dyjave. Ky është mendimi im modest. Unë respektoj plotësisht atë që vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës dhe vendeve të tjera”, tha Rama.
Nga Londra, ku do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për Bashkimin Europian. Nn panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, Rama tha se procesi i integrimit në BE nuk mund të jetë gjithçka, ose asgjë. Kreu i qeverisë, tha se anëtarësimi i Shqipërisë në BE, pa të drejtë vetojë është i mirëpritur.
“Procesi nuk mund të jetë gjithçka ose asgjë, derisa të bëhesh anëtar, dhe sa kohë je kandidat nuk ke asgjë. Shtete anëtare, këtu po flas për shtetet anëtare përreth nesh, marrin nga BE kontribut prej rreth 4500 euro për frymë, ndërsa kur bëhet fjalë për ne, kontributi është 160-170 euro për frymë. Kjo është e pamundur. Kemi avokatuar për këtë gjë dhe nga kjo nxitje që ne bëmë ja dolëm të gjejmë veshë që na dëgjuan për të pasur planin e rritjes dhe para shtesë për të financuar reformat, që nuk është aspak e krahasueshme me pjesën tjetër, por është pak ndryshe.
Ka një dëshpërim shumë të artë mes vendeve të BE, atyre të mëdha sa i përket barazisë rreth tryezës që duhet të arrijnë konsensus. Kur të na shihni ne do thonë ‘Oh Zot, kemi më shumë nga ata që sjellin telash’e dhe në fund thua ‘jo, jo’. Pastaj vendimi ka veto, kanë të drejtë jo për veton por për faktin që janë kaq të frustuar. Marrja jonë si anëtar me një staus ndryshe është e mirëpritur, pa të drejtë vetoje, votimi për sa kohë BE do të reformojë veten. Kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada. Është e vështirë të reformosh mekanizma. Kur vjen fjala për të vendosur ne jemi linjë dhe ndjekim. Kur dënojë ndonjë bela e madhe askush nuk mund të na fajësojë, ndërsa kur ka sukses, jemi pjesë e suksesit”, tha Rama.
Kryeministri Rama, dhe njëherë ka përdorur metaforën e Europës dhe 27 doktorë, të cilët të gjithë jepnin vendimin për anëtarësimin e një shteti në BE apo jo.
Rama tha se procesi i integrimit është binar, dhe që përveçse të duhet të plotësosh aspektet teknike, duhet të kesh patjetër dhe mbështetjen politike të Europës.
Ndër të tjera, Rama u shpreh se nuk do të donte që Shqipërisë t’i referoheshin si pararendëse, pasi ky term mund të ngjallë mëri tek vendet e tjera.
“Procesi është binar, nga njëra është tërësish teknik dhe nga ana tjetër tërësisht politik. Një gjë është e qartë, nuk mund të kesh asnjë mbështetje politike nëse nuk përmbush aspektet teknike të procesit në çdo fazë. Mund të plotësosh aspektet teknike, po kështu mund të përballesh me mungesë mbështetje politike.
Kjo është ajo që praktikisht në një moment të caktuar e bëri BE të shfaqej si një hipokrite e madhe kundrejt nesh se ajo që thonin nuk përputhej me realitetin dhe faktet dhe nuk po jepnin rezultate sepse Europa është një paciente me 27 doktorë, ishin 28 po njëri prej doktorëve u çmend dhe iu desh të merrte një tjetër kurë. Ndërkohë 27 të tjerët ranë dakord më vonë. Për 3 herë me radhë kishim pak nga këta doktorë që nuk na lanë të merrnim hapat e mëtejshëm. Gjerat tani kanë ndryshuar, më kujtohet që disa vjet më parë ishim tjetër, Shqipëria nuk ishte as rëndese jo më pararendëse, tani na thojnë që jemi pararendëse. Iu them mos e thoni në këtë fjalë se ndez mëri tek të tjerët.
Disa të tjerë janë më mirë pozicionuar në një moment në kohë dhe disa të tjerë në një pozitë jo kaq të mirë. Kur bëhet fjalë për pakënaqësi, sigurisht jemi ballkanas, pa xhelozi, pa mëri, pa gjykimin e suksesi të tjetrit nuk do të ishim këta që jemi. Më parë ishim ne që luftoni me përçanim, që nuk gjenim kurrë rrugë për kompromis, kurse tani klubi ballkanas është bërë kaq i madh”, tha Rama.
Gjatë diskutimit në panelin ‘Ballkani Perëndimor dhe BE’ i zhvilluar në Londër, kryeministri Rama risolli në kujtesë dhe sulmet e ish-sekretares së Brendshmë britanike, Suella Braverman lidhur me emigrantët shqiptarë të ndodhur në Britaninë e Madhe dhe numrin e lartë të krimeve që ajo pretendonte se i faturohej shqiptarëve.
“Më kujtohen midis gjërave më të çmendura, qesharake dhe krejt të pazgjuara ajo që u quajt referendumi i largimit. Ka pasur atëherë një poster me një zog të çuditshëm, të frikshëm që vinte nga Shqipëria për t’i thithur gjakun Britanisë. Premtimi ishte, largoni nga Europa dhe ata nuk do të vijnë më. U larguan nga Europa dhe Shqipëria është bërë një temë më e madhe. Problemi nuk janë shqiptar, apo emigrantë, problemi është ku të gjejmë kokën e turkut për këtë vendim katastrofik të vendimit të largimit nga Europa. Kur dikush që quhej Suela, një tjetër kur ajo piketoi shqiptarët, dhe meqë ra fjala ku është ajo? Thjesht mbaje mend që mos u merr me shqiptarët. Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh...”, tha Rama.
Komente









