Kryeministri Rama, dhe njëherë ka përdorur metaforën e Europës dhe 27 doktorë, të cilët të gjithë jepnin vendimin për anëtarësimin e një shteti në BE apo jo.

Rama tha se procesi i integrimit është binar, dhe që përveçse të duhet të plotësosh aspektet teknike, duhet të kesh patjetër dhe mbështetjen politike të Europës.

Ndër të tjera, Rama u shpreh se nuk do të donte që Shqipërisë t’i referoheshin si pararendëse, pasi ky term mund të ngjallë mëri tek vendet e tjera.

“Procesi është binar, nga njëra është tërësish teknik dhe nga ana tjetër tërësisht politik. Një gjë është e qartë, nuk mund të kesh asnjë mbështetje politike nëse nuk përmbush aspektet teknike të procesit në çdo fazë. Mund të plotësosh aspektet teknike, po kështu mund të përballesh me mungesë mbështetje politike.

Kjo është ajo që praktikisht në një moment të caktuar e bëri BE të shfaqej si një hipokrite e madhe kundrejt nesh se ajo që thonin nuk përputhej me realitetin dhe faktet dhe nuk po jepnin rezultate sepse Europa është një paciente me 27 doktorë, ishin 28 po njëri prej doktorëve u çmend dhe iu desh të merrte një tjetër kurë. Ndërkohë 27 të tjerët ranë dakord më vonë. Për 3 herë me radhë kishim pak nga këta doktorë që nuk na lanë të merrnim hapat e mëtejshëm. Gjerat tani kanë ndryshuar, më kujtohet që disa vjet më parë ishim tjetër, Shqipëria nuk ishte as rëndese jo më pararendëse, tani na thojnë që jemi pararendëse. Iu them mos e thoni në këtë fjalë se ndez mëri tek të tjerët.

Disa të tjerë janë më mirë pozicionuar në një moment në kohë dhe disa të tjerë në një pozitë jo kaq të mirë. Kur bëhet fjalë për pakënaqësi, sigurisht jemi ballkanas, pa xhelozi, pa mëri, pa gjykimin e suksesi të tjetrit nuk do të ishim këta që jemi. Më parë ishim ne që luftoni me përçanim, që nuk gjenim kurrë rrugë për kompromis, kurse tani klubi ballkanas është bërë kaq i madh”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama mesazh politikanëve nga Londra: Shqiptarët po i japin mjaftueshëm Britanisë, mbylleni atë dreq goje! Ku është ajo Suela? Po të mallkuam ne, zhdukesh (VIDEO)