Parlamenti britanik ka rrëzuar sot për marrëveshjen e Brexit, e dakordësuar midis Boris Johnson dhe BE. Deputetët në Dhomën e Komuneve kanë votuar me 322 vota pro dhe 306 kundër amendamentin e Oliver Letwin, i cili sugjeron pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes deri në miratimin e të gjithë legjislacionit të lidhur me të, nëse është e nevojshme edhe përtej afatit të 31 tetorit, kundër dëshirave të Johnson. Votimi i propozimit, e detyron tashmë kryeministrin Johnson të kërkojë një tjetër shtyrje afati nga BE.
Pas votimit, Johnson u shpreh se mund ta injorojë detyrimin ligjor për të kërkuar shtyrje të Brexit.
“Mundësia për të votuar diçka me kuptim sot u anashkalua”, tha ai para deputetëve. “Por gjëja më e mirë për Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithë Europën që është ne të largohemi nga unioni me këtë marrëveshje më 31 tetor. Nuk do të negocioj për një tjetër shtyrje dhe as ligji nuk më detyron dot. Shtyrja e mëtejshme do të ishte diçka e keqe për këtë vend”.
Tani Johnson është i detyruar të kërkojë një shtyrje në BE, edhe pse ai tha se ai kurrë nuk do ta bëjë atë, duke hapur kështu një konfrontim kushtetues të paparë.
Votimi i sotëm i një marrëveshjeje u zhvillua në një atmosferë të ndezur si brenda parlamentit ashtu dhe jashtë ku me mijra njerëz kishin dalë për të protestuar në Hyde Park, dhe jashtë Parlamentit për të kundërshtuar daljen nga BE.
Lajmi kryesor:
Bllokohet Brexit! Parlamenti miraton amendamentin e Letwin, Johnson i detyruar të kërkojë tjetër shtyrje nga BE
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4533
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë
23 Dhjetor, 11:52
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor, 08:46
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë
21 Dhjetor, 16:47
-
Banka Botërore miraton mbi 2 miliardë dollarë për Ukrainën, mbështetet te asetet e ngrira ruse
20 Dhjetor, 10:11
-
BE 30 miliardë € për Ukrainën vitin tjetër! Costa: Koha për ta forcuar
20 Dhjetor, 08:47
-
Presidenti italian: Rreziku i ndërhyrjeve të jashtme në Ballkan është tepër i lartë
20 Dhjetor, 07:36
-
Metsola: Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor, ndër shqetësimet tona më të ngutshme të sigurisë
19 Dhjetor, 16:56