Bllokohet Brexit! Parlamenti miraton amendamentin e Letwin, Johnson i detyruar të kërkojë tjetër shtyrje nga BE

Parlamenti britanik ka rrëzuar sot për marrëveshjen e Brexit, e dakordësuar midis Boris Johnson dhe BE. Deputetët në Dhomën e Komuneve kanë votuar me 322 vota pro dhe 306 kundër, amendamentin e Oliver Letwin, i cili sugjeron pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes deri në miratimin e të gjithë legjislacionit të lidhur me të, nëse është e nevojshme edhe përtej afatit të 31 tetorit, kundër dëshirave të Johnson.  Votimi i propozimit e detyron tashmë kryeministrin Johnson të kërkojë një tjetër shtyrje afati nga BE.

Pas votimit, Johnson u shpreh se mund ta injorojë detyrimin ligjor për të kërkuar shtyrje të Brexit.

“Mundësia për të votuar diçka me kuptim sot u anashkalua”, tha ai para deputetëve. “Por gjëja më e mirë për Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithë Europën që është ne të largohemi nga unioni me këtë marrëveshje më 31 tetor. Nuk do të negocioj për një tjetër shtyrje dhe as ligji nuk më detyron dot. Shtyrja e mëtejshme do të ishte diçka e keqe për këtë vend”.

I vendosur për të risjellë javën e ardhshme marrëveshjen për t’u votuar pa ndryshime, Johnson u kritikua lideri i opozitës. “Nuk kemi ndërmend të shantazhohemi nga Kryeminstri”, tha Jeremy Corbyn.

Tani Johnson është i detyruar të kërkojë një shtyrje në BE, edhe pse ai tha se ai kurrë nuk do ta bëjë atë, duke hapur kështu një konfrontim kushtetues të paparë.

Votimi i sotëm i një marrëveshjeje u zhvillua në një atmosferë të ndezur si brenda parlamentit ashtu dhe jashtë ku me mijra njerëz kishin dalë për të protestuar në Hyde Park, dhe jashtë Parlamentit për të kundërshtuar daljen nga BE.

Marrëveshja mes Johnson dhe Bashkimit Evropian është rishikuar të enjten në samitin e Brukselit. Takimi i sotëm në Parlament ishte mundësia e fundit për Johnsonin që të miratonte marrëveshjen për Brexit dhe të largonte Britaninë nga blloku europian më 31 tetor. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:07
Londër, Parlamenti voton për shtyrjen e Brexit, Boris Johnso: Nuk do kërkojë shtyrje afati nga BE-ja

Parlamenti britanik ka rrëzuar sot për marrëveshjen e Brexit, e dakordësuar midis Boris Johnson dhe BE. Deputetët në Dhomën e Komuneve kanë votuar me 322 vota pro dhe 306 kundër amendamentin e Oliver Letwin, i cili sugjeron pezullimin e ratifikimit të marrëveshjes deri në miratimin e të gjithë legjislacionit të lidhur me të, nëse është e nevojshme edhe përtej afatit të 31 tetorit, kundër dëshirave të Johnson. Votimi i propozimit,  e detyron tashmë kryeministrin Johnson të kërkojë një tjetër shtyrje afati nga BE.

Pas votimit, Johnson u shpreh se mund ta injorojë detyrimin ligjor për të kërkuar shtyrje të Brexit.

“Mundësia për të votuar diçka me kuptim sot u anashkalua”, tha ai para deputetëve. “Por gjëja më e mirë për Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithë Europën që është ne të largohemi nga unioni me këtë marrëveshje më 31 tetor. Nuk do të negocioj për një tjetër shtyrje dhe as ligji nuk më detyron dot. Shtyrja e mëtejshme do të ishte diçka e keqe për këtë vend”.

Tani Johnson është i detyruar të kërkojë një shtyrje në BE, edhe pse ai tha se ai kurrë nuk do ta bëjë atë, duke hapur kështu një konfrontim kushtetues të paparë. 

Votimi i sotëm i një marrëveshjeje u zhvillua në një atmosferë të ndezur si brenda parlamentit ashtu dhe jashtë ku me mijra njerëz kishin dalë për të protestuar në Hyde Park, dhe jashtë Parlamentit për të kundërshtuar daljen nga BE.

Ora 15:41
Londër, mijëra protestojnë kundër Brexit ndërsa deputetët debatojnë për marrëveshjen e Boris Johnson

Mijëra protestues po marshojnë në Londër duke kërkuar nga parlamentarët një marrëveshje përfundimtare për Brexit.

Turmat janë mbledhur në Hyde Park, Circus Oxford dhe jashtë Parlamentit, ku deputetët janë ulur për të Vdiskutuat dhe më pas votuar marrëveshjen e fundit të arritur mes Boris Johnson dhe BE.

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan është në mesin e protestuesve. Duke folur për ‘Independenti, ai tha se Boris Johnson po i ofron popullit britanik ‘një zgjidhje të tmerrshme dhe të rreme për Brexit’.

Ai e përshkroi marshimin e sotëm si një nga protestat më të mëdha, më të rëndësishme dhe më historike që ky vend ka parë ndonjëherë ”, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit t’i jepte publikut fjalën e fundit për Brexit përmes një referendum të ri.

Sadiq Khan tha se: Ne do të marshojmë së bashku, jo sepse dëshpërohemi për demokracinë tonë, por sepse duam ta mbrojmë atë."

Ora 12:45
Corbyn: Fjalën e fundit për Brexit-in duhet ta thotë populli

Lideri i opozitës britanike dhe kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, tha në gjatë fjalës së tij në Parlamentin britanik se populli duhet ta japë fjalën e fundit për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian, duke shtuar se ligjvënësit e tij nuk do ta përkrahin planin e kryeministrit Johnson për tërheqje nga BE-ja.

“Votimi i sotëm i një marrëveshjeje nuk do t’i japë fund Brexit-it. Ky votim nuk do të ofrojë qartësi dhe populli duhet ta thotë fjalën e fundit”, tha Jeremy Corbyn gjatë seancës së sotme.

 “E kuptoj plotësisht zemërimin dhe lodhjen që e ka kapluar vendin dhe këtë institucion, por ne thjesht nuk mund të votojmë për një marrëveshje që është edhe më e keqe sesa marrëveshja që ky kuvend e ka refuzuar tri herë”, shtoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë