LONDËR, 4 shkurt /ATSH-ANA-MPA/ - Ministri britanik i Financave, George Osborne deklaroi se një konfrontim midis Greqisë dhe eurozonës për borxhin grek, do të konsistonte me shpejtësi si rreziku më i madh për ekonominë botërore.
"Eshtë e qartë se përplasjet mes Greqisë dhe eurozonës janë rreziku më i madh për ekonominë botërore", deklaroi Osborne pasi u takua në Londër me ministrin grek të Financave, Janis Varufaqis.
"Ftoj ministrin grek të veprojë me përgjegjshmëri, por është gjithashtu e rëndësishme që eurozona të hartojë një projekt më të mirë për vendet e punës dhe zhvillimin", theksoi ai.
"Është një rrezik evident për ekonominë britanike. Dhe duhet të sigurojmë se në Evropë, ashtu si dhe në Britani, përzgjedhim aftësinë në vend të kaosit", shtoi ministri britanik.
Varufaqis u takua me George Osborne në Downing Street dhe pas takimit, ministri grek nuk bëri deklarata./ a.jor.