LONDËR – Ai është shqiptar, por në Britaninë e Madhe njihet se njeriu më i fuqishëm i vendit, sa i takon forcës fizike. Quhet Jimmy Marku, 37 vjeçari i cili bashkë me 2 bashkëkombas të tjerë ka përfunduar në prangat e policisë londineze. Në makinën e tij luksoze u gjetën 10 kg kanabis, vlera e së cilës, sipas policisë i kalonte 65 mijë pound.
Marku njihet si një prej profesionistëve të bodybuilding në Angli, dhe policia bën të ditur se droga ishte e paketuar në 10 qese të vecanta.
Bëhet e ditur se janë arrestuar edhe 36 vjeçari Anton Prenga, një biznesmen i njohur në Londër, pronar i një kompanie sigurimi për lokalet e natës dhe ish menaxheri I boksierit të famshëm shqiptar, Kreshnik Qato.
Janë arrestuar gjithashtu edhe 39 vjeçari Adriatik Dosti si edhe britaniku Hugh Gordon McCourt, 41 vjeç. Arrestimet janë bërë në momentin kur 4 shtetasit po shkëmbenin drogën nga makina e Dostit në atë të Jimmy Markut.
Gjykata ka vendosur si masë paraprake 10 muaj burg për Marku, 13 muaj për Prengën i cili kishte rolin e koordinatorin për trafikun e drogës si edhe 10 javë burg për dy të tjerët.

Marku mbajti titullin e njeriut më të fortë të Britanisë së madhe në vitet 2006 - 2008.

(aq/shqiptarja.com)