Londër, shpërthim gjatë festivalit, 10 të plagosur

Londër, shpërthim gjatë festivalit, 10 të plagosur

10 vetë u plagosën nga një shpërthim në një festival hebre në Stamford Hill, në veri të Londrës.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes ndërsa të plagosurit u dërguan menjëherë në spital për shkak se kishin marrë djegie të shumta në fytyrë dhe në trup.

Videoja tregon momentet e shpërthimit gjatë festivalit Lag BaOmer, shpërthimi ndodhi pasi një person u përpoq të ndizte monumentin i cili është simboli i këtij festivali.

Sipas autoriteteve nuk dihet se kush mund të ketë vendosur lëndë eksplozive brenda monumentit por nuk dyshohet për ndonjë akt të mundshëm terrorist.  

Shkaku i shpërthimit ende nuk është konfirmuar por autoritetet po vijojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën