“Jam e gëzuar ti dorëzojë postin e kryeministrit një njëriu që ka punuar ashtu si dhe unë në qeveri, nje konservatori të impenjuar për të respektuar manifestin elektoral të prezantuar gjatë fushatës elektorale të vitit 2017, për ti dhënë një zgjidhje Brexit në rafshin ekonomik dhe social” – tha Theresa May në fjalimin e lamtumirës në Dhomën e Komunëve, ndërsa sulmohej nga opozita laburiste.
Qeveria e re e Johnson
Emrat e ekipit të ri qeveritar do të bëhen të ditur vonë në mbëmje dhe nesër në mëngjes.
Ndërkohë BBC ka lançuar emrin e Dominic Cummings, guru i fushatës elektorale dhe referendumin për Brexit, si këshilltarin pikant të kryeministrit të ri.
Dominic Cummings është i çmuar për euroskeptikët por i kritikuar nga fronti tjetër.
Dje, në fjalimin e tij pas shpalljes së fitores për lidershipin konservator mbi rivali Jeremy Hunt, Johnson konfirmoi qëllimin e tij për Brexit dhe për të ribashkuar vendin dhe partinë, pas ndasive të muajve të fundit.
Ceremonitë formale
Në Buckingham Palace Theresa May do të dorëhiqet zyrtarisht para Mbretëreshës Elizabeth dhe pas saj Boris Johnson, pasi të “kurorëzohet” me bekimin e Mbretëreshës do të drejtohet për në Downing Street ku do të marrë në posedim levat e drejtimit të vendit.