- Blerësit më aktivë nga Azia dhe Rusia -
LONDËR, 4 shkurt /ATSH-ANSA/ - Shitje rekord për shtëpinë e ankandeve "Sotheby's" në Londër, ku vetëm pesë piktura të impresionistit të njohur francez, Claude Monet u blenë për 74 milionë euro.
Piktura më e shtrenjtë ishte "La veduta del Canal Grande a Venezia", që u shit për 31 milionë euro.
Sipas Helena Newman të "Sotheby's", në këtë ankand morën pjesë 35 koleksionistë nga e gjithë bota, por më aktivët ishin aziatikët dhe rusët.
Në të gjithë këtë ankand u shitën vepra impresioniste, moderne dhe surealiste, për një total prej 247 milionë eurosh, rekord për tregun londinez./ a.jor.