TIRANE - Me një zë të ngrohtë dhe me një gjuhë të pastër Mit’hat Frashëri në një intervistë për BBC në Londër shpreh shqetësimin e madh intelektual me atë çka do ta priste atdheun e tij nën regjimin komunist të sapoardhur në pushtet. Një incizim i rrallë që është zbuluar nga koleksionisti korçar Niko Kotherja.
Në 29 nëntor të 1944 me një barkë të vogël nga Shkodra përmes Bunës Mit’hat Frashëri largohet nga atdheu i tij dhe i babait Abdylit. Fillimisht qëndron në Itali e më pas shkon në New York ku mendohet se edhe është helmuar.
Jeta dhe vdekja e Mit’hat Frashërit është shumë pak e ndriçuar nga historia por sidomos vdekja e tij mbetet një mister helmues.
(mk/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com