Londra i ‘mbyll derën’ miliarderit rus? S’i jep vizë Abramovich

Londra i ‘mbyll derën’ miliarderit rus? S’i jep vizë Abramovich

Pronari i klubit të Chelsea, Abramovich

Pronari i klubit të Chelsea, Abramovich, i cili është ndër miliarderët më të pasur në Rusi ka pasur vonesa në rinovimin e vizës së tij për në Mbretërinë e Bashkuar dhe për ende nuk bëhen me dije arsyet.

Ai ka aplikuar për një vizë të re, por ende nuk e ka marrë. Si pasojë e mungesës së vizës Abramovich nuk ishte i pranishëm në finalet e kupës në “Wembley” të shtunën, ku ekipit i tij Chelsea fitoi 1 me 0 ndaj Manchester United.

Mediat e huaja thonë se mikut të presidentit aktual Vladimir Putin, nuk i është mohuar viza, por procedura po zgjat tej mase dhe askush nuk po përgjigjet për arsyet e vonesave. Mediat spekulojnë se përkeqësimi i raporteve mes Moskës dhe Londrës duket se ka ndikuar mjaft në këtë çështje.

Javë më parë, autoritetet britanike thanë se do të rishikojnë vizat që kanë dhënë më herët për pasanikët e huaj dhe do ët vendosin rast pas rasti nëse do t’i rinovojnë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë