Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Philip Hammond shprehu sot keqardhje për mbështetjen e pamjaftueshme nga ana e rusëve në hetimin për aksidentin e avionit të kompanisë "Malaysia Airlines", që mendohet të jetë sulmuar nga një raketë në lindje të Ukrainës.

"Ne kemi verejtur një mbështetje të pamjaftueshme nga ana e rusëve, ne nuk kemi konstatuar që Rusia të ketë përdorur mjaftueshëm influencën e saj për të marrë nga separatistët, që kontrollojnë zonën, aksesin për të cilin kemi nevojë", deklaroi për gazetarët shefi i diplomacisë britanike./ATSH/