Sezoni i jashtëzakonshëm u shpërbley me një trofe të jashtëzakonshëm. Harry Kanë është fituesi i ‘Topit të Artë’ për sezonin 2025-206, duke lënë pas emra si Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal.

Sulmuesi i Bayern arriti ta bënte të vetin trofeun prestigjoz individual pas një sezoni rekord me 73 gola të realizuar, duke rrëmbyer edhe trofeun e golashënuesit të vitit në Evropë. Me Bayern Munich, klub që i mungonte 'Topi i Artë' prej 45 vitesh, ai fitoi Bundesligën dhe ‘Këpucën e Artë’, ndërsa arriti të shkonte deri në gjysmëfinale të Botërorit me Anglinë.

Në moshën 33-vjeçare Harry Kane la pas emra si Kylian Mbappe i Realit dhe Francës si dhe Lamine Yamal të Barcelonës dhe Spanjës. Mbappe u rendit i dyti në votim, ndërsa Yamal i treti. Renditja më pas vijoi si më poshtë: Rodri i katërti, Messi i pesti, Kvaratskhelia i gjashti, Dembele i shtati, Halaand i teti, Olise i nënti dhe Fabian Ruiz i dhjeti. Dembele ishte edhe fituesi i sezonit të fundit të ‘Topit të Artë’.

Ceremonia e organizuar nga France Football u mbajt për herë të parë në Londër, ndërsa pas një çerek shekulli shkoi sërish për një anglez. Për herë të fundit ishte fituar në vitin 2001 nga Michael Owen.

Për t’u theksuar se ‘Topi i Artë’ për vajza u fitua nga spanjollia Alexia Putellas. Futbollistja e Barcelonës e bëri për vete këtë trofe për herë të tretë në karrierën e saj, ndërsa për trofeun votuan gazetarët e 50 vendeve të renditura më mirë në FIFA. Te meshkujt votuan gazetarët e 100 vendeve të renditura më mirë në FIFA. Përfshirë edhe Shqipërinë.

Ndonëse nuk ia doli në ‘Topin e Artë’ Lamine Yamal nuk doli sërish pa çmim. 19-vjeçari i Barcelonës për të tretin sezon me radhë fitoi trofeun ‘Kopa’, që jepet për talentin e ri më të mirë të vitit. Ky çmim shkon për futbollistët nën moshën 21 vjeç, ndërsa Yamal gjithashtu u bë futbollisti i parë në historinë e ‘Topit të Artë’ i cili renditet në top-10 tre herë pa mbushur ende 20 vjeç. Sakaq për trajnerin e Spanjës Luis De La Fuente, i cili fitoi Botërorin me ‘La Roha’, shkoi çmimi i trajnerit të vitit, duke mposhtur 2 spanjollë të tjerë si Mikel Arteta dhe Unai Emery.

Ceremonia e ‘Topit të Artë’ ndryshe nga se ishte parashikuar nisi me 30 minuta vonesë për shkak të trafikut të rënduar në Londër si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm, që solli vonesa në mbërritjen e ‘yjeve’ të mbrëmjes.

30 kandidatët për Topin e Artë 2026

  1. Jude Bellingham – Real Madrid
  2. Pau Cubarsí – Barcelona
  3. Marc Cucurella – Chelsea/Real Madrid
  4. Ousmane Dembélé – Paris Saint-Germain
  5. Luis Díaz – Bayern Munich
  6. Bruno Fernandes – Manchester United
  7. Gabriel – Arsenal
  8. Erling Haaland – Manchester City
  9. Achraf Hakimi – Paris Saint-Germain
  10. Harry Kane – Bayern Munich
  11. Khvicha Kvaratskhelia – Paris Saint-Germain
  12. Lamine Yamal – Barcelona
  13. Sadio Mané – Al-Nassr
  14. Marquinhos – Paris Saint-Germain
  15. Lautaro Martínez – Inter
  16. Kylian Mbappé – Real Madrid
  17. Nuno Mendes – Paris Saint-Germain
  18. Lionel Messi – Inter Miami
  19. João Neves – Paris Saint-Germain
  20. Michael Olise – Bayern Munich
  21. Willian Pacho – Paris Saint-Germain
  22. Julián Quiñones – Al-Qadsiah
  23. Declan Rice – Arsenal
  24. Rodri – Manchester City/Barcelona
  25. Fabián Ruiz – Paris Saint-Germain
  26. William Saliba – Arsenal
  27. Ferran Torres – Barcelona/Paris Saint-Germain
  28. Dayot Upamecano – Bayern Munich
  29. Vinícius Júnior – Real Madrid
  30. Vitinha – Paris Saint-Germain

Kush e jep Topin e Artë dhe si votohet?

Topi i Artë jepet nga revista franceze ‘France Football', ndërsa ceremonia organizohet në bashkëpunim me UEFA-n. Sistemi i votimit administrohet nga ‘France Football’ dhe mbetet i pavarur.

Juria për çmimin e meshkujve përbëhet nga gazetarë sportivë që përfaqësojnë 100 vendet e para në renditjen e FIFA-s. Për çmimin e femrave marrin pjesë gazetarë nga 50 vendet e para në renditjen përkatëse.

Çdo anëtar i jurisë zgjedh dhjetë futbollistët më të mirë nga lista prej 30 kandidatësh, duke i renditur sipas meritës. Pikët ndahen në këtë mënyrë:

  • Vendi i parë: 15 pikë.
  • Vendi i dytë: 12 pikë.
  • Vendi i tretë: 10 pikë.
  • Vendi i katërt: 8 pikë.
  • Vendi i pestë: 7 pikë.
  • Vendi i gjashtë: 5 pikë.
  • Vendi i shtatë: 4 pikë.
  • Vendi i tetë: 3 pikë.
  • Vendi i nëntë: 2 pikë.
  • Vendi i dhjetë: 1 pikë.

Vlerësimi bazohet në tri kritere kryesore: paraqitjet individuale dhe ndikimi vendimtar në lojë, rezultatet dhe trofetë e fituar me klubin apo kombëtaren, si dhe klasi dhe sjellja sportive.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:41
Nisin polemikat e para për ‘Topin e Artë’, presidenti i Barcelonës: Yamal ka treguar se e meritonte ta fitonte

Nuk është dashur të kalojë shumë për të nisur polemikat e para për fituesin e ‘Topit të Artë’. Ndonëse gazetarët e 100 vendeve më të mira në renditjen e FIFA-s zgjodhën Harry Kane, i këtij mendimi nuk është presidenti i Barcelonës Joan Laporta.

Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë në Londër ai është shprehur: “Yamal e ka treguar në disa raste që meritonte të fitonte ‘Topin e Artë’, por nuk ishte e thënë që të ndodhte’.

Ora 00:00
Sezoni i jashtëzakonshëm, shpërblehet Harry Kane! Fiton trofeun prestigjoz të ‘Topit të Artë’: Meritë ka edhe Tottenham

Harry Kane është fituesi i topit të artë për sezonin 2025-2026. Futbolli anglez i Bayern Munich mposhti në një garë të ashpër Lamine Yamal të Barcelonës, por edhe Kylian Mbappe të Real Madrid. Sezonin që lam pas Kane arriti të fitonte gjithçka në Gjermani me Bayern-in, ndërsa me Anglinë shkoi deri në gjysmëfinale të Botërorit.

Si të mos mjaftonin këto arritje, Kane mundi edhe që të shpallej golashënuesi më i mirë në kontinentin e vjetër.

Harry Kane pas fitimit të Topit të Artë:

"Kam mbetur pothuajse pa fjalë. Të jem këtu në Londër është diçka vërtet e veçantë. Më dukej si një ogur i mirë për mua. Për Vinnie-n [Kompany]... E di që është në shtëpi, ose ndoshta ende në spital. Të uroj shërim të shpejtë dhe shpresoj se kjo të ka dhënë pak energji.

Që kur jam bashkuar me ju, jam përmirësuar si lojtar, si njeri dhe si lider. Jam i lumtur që po e çoj këtë trofe te Bayerni.

Për të gjithë shokët e mi të skuadrës në kombëtaren angleze: kemi kaluar një vit të veçantë. Nuk ishte viti i përsosur, por patëm shumë momente të bukura. Ishte nder për mua t'ju udhëheq si kapiten.

Dua të falënderoj gjithashtu Tottenham. Pa Tottenham, me siguri nuk do të isha këtu ku jam sot. Më dhatë mundësinë ta jetoj ëndrrën time. Të gjitha ulje-ngritjet përgjatë atij rrugëtimi më kanë çuar deri në këtë moment."

Ora 22:33
Fitoi Botërorin me Spanjën, de la Fuente shpallet ‘Trajneri i Vitit’! Rival me dy spanjollë të tjerë

Trajneri i Spanjës Luis de la Fuente është shpallur ‘Trajneri i Vitit’ në ceremoninë e ‘Topit të Artë’. Spanjolli i cili fitoi Botërorin me ‘La Roha-n’ në finale kundër Argjentinës kishte si rivalë Mikel Arteta-n e Arsenal-it, Unay Emery të Aston Villa-s si dhe Vincent Company të Bayern Munich.

Ora 22:09
Për herë të tretë radhazi, Lamine Yamal fiton trofeun ‘Kopa’! Lojtari i Barcelonës vendos rekord në ‘Topin e Artë’

Për herë të tretë radhazi Lamine Yamal është shpallur ‘Lojtari i ri më i mirë në Botë’ në ceremoninë e ‘Topit të Artë’. Futbollisti i Barcelonës dhe Spanjës u shpreh shumë i lumtur për çmimin ‘Kopa’, ndërsa është bërë futbollisti i parë në botë që në moshën 20-vjeçare përfshihet 3 herë në top-10 kandidatët për fitimin e ‘Topit të Artë’. Për më tepër ai është ndër top-3 pretendentët për ta fituar këtë çmim bashkë me Kylian Mbappe dhe Harry Kane.

 

Ora 21:25
Zbulohen 20 emrat që mbetën jashtë garës për ‘Topin e Artë’, kaosi në Londër shtyn me 30 minuta ceremoninë

Pak para nisjes së ceremonisë së ‘Topit të Artë’ në Londër, ‘France Football’ ka zbuluar minutë pas minute renditjen e top-30 lojtarëve këtë sezon. Jashtë garës për fitimin e trofeut individual kanë mbetur anglezi i Realit Jude Bellingham, marokeni i Paris SG Ashraf Hakimi, por edhe argjentinasi i Interit Lautaro Martinez.

Renditja nga vendi i 11 deri te 30

11 – Jude Bellingham

12 – Pau Cubarsi

13 – Ashraf Hakimi

14 – Vitinha

15 – Declan Rice

16 – Ferran Torres

17 – Vinicius

18 – Marc Cucurella

19 – Joao Neves

20 – William Paco

21 – Gabriel

22- Lautaro Martinez

23 – Nuno Mendes

24 – Luis Diaz

25 – Markuinho

26 – Dajot Upamecano

27 – Bruno Fernandes

28 – Julian Kuinones

29 – Sadio Mane

29 – William Saliba

Për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut në Londër nisja e ceremonisë së ‘Topit të Artë’ është shtyrë me 30 minuta. Shumë të ftuar, ndër ta edhe ‘yje’ të mbrëmjes kanë ngecur në trafikun e rënduar të kryeqytetit të Anglisë. Ceremonia fillimisht ishte parashikuar të nisë në 21:00, ndërsa tani është shtyrë në 21:30.