Barcelona e këtij sezoni duket e pandalshme. Katalanasit kanë debutuar në sezonin e ri të Champions League duke mposhtur 5-1 Feyenoord-in. Spektakli në Camp Nou nisi që në minutën e 3 me Rapinhan-n, i cili dhuroi spektakël para se të dërgonte topin në rrjetë.
Po në pjesën e parë Adeyemi do të dyfishonte duke realizuar një supergol, ndërsa në vijim Rapinha dhe Yamal do ti dërgonin shifrat në 4-0 para se holandezët të realizonin golin e nderit me Steijn.
Në vijim, në minutën e 85 golin e parë me Barcelonën do ta gjente edhe Gabriel Jesus, i afruar në merkato pasi katalanasit dështuan me Jualian Alvarez. Braziliani vulosi fitoren që dukej e lehtë edhe në letër, por që tregoi edhe njëherë se mbetet skuadra për t'u mundur këtë sezon.
Sfida tjetër e orës 18:45 në Champions League mes Stuttgart dhe Viking u fitua 3-1 nga gjermanët.








Komente
Komento