Ministria britanike e Mbrojtjes njoftoi sot se porositi rreth 600 automjete të blinduara për një vlerë prej 4,4 miliardë euro pranë kompanisë "General Dynamics", një ditë para mbledhjes së NATO-s në Uells.

Këto mjete të tipit "Scout Specialist Vehicle", në gjashtë variante të ndryshme, do të livrohen mes vitit 2017 dhe 2024. Ato do të prodhohen nga dega britanike e kompanisë amerikane e mbrojtjes, "General Dynamics".

Zgjedhja e kësaj kompanie amerikane për këtë kontratë vjen në një moment kur Britania e Madhe dhe Franca kanë filluar një partneritet mbi mborjtjen, në kudarin e traktatit ushtarak të "Lancaster House" të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2010.

Në korrik dy qeveritë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për të zhvilluar së bashku një avion pa pilot luftarak, me gjashtë partënerë industrialë.

Në të njëjtën epokë, dy vdent nënshkruan gjithashtu një marrëveshje paraprake mbi vazhdimin e programit të predhave "Scalp" dhe "Stormshadow" me kompaninë evropiane MBDA, një nga liderët botëror në këtë sektor./ATSH/