BOKS/ Londra ‘vishet’ kuqezi, Alban Bermeta dhe Nelson Hysa fitojnë me ‘K.O.’

LONDËR – Në ‘York Hall Arena’ të Londrës dy boksierët nga Shqipëria, Alban Bermeta dhe Nelson Hysa fituan ndeshjen respektive me knockout, duke veshur kuqezi arenën, me shumë bashkëkombas që i mbështetën.

Nelson Hysa

Nelson Hysës i mjaftoi vetëm një raund e gjysmë për të gjunjëzuar me knockout kundërshtarin e tij për peshat super të rënda, argjentinasin Brakamonte. Një super paraqitje kjo e Nelsonit i cili mbi 90% të ndeshjeve të tij që janë të gjitha fitore, i ka me knockout.

Pasi e rrëzoi dy herë kundërshtarin, për argjentinasin ishte e pamundur për të qëndruar në superndeshjen e mbrëmjes së gjatë, që startoi në arenën më të famshme të boksit në Londër.

Alban Bermeta

Boksieri nga Tirana, Alban Bermeta arriti të fitojë po me knockout përballë kampionit të Bullgarisë Mario Verger. Pas 4 raundesh nga 8 që do të zhvilloheshin, Bermeta arriti të hedh me knockout kampionin e Bullgarisë në Your Hall Arena duke e çuar në 14 numrin e fitoreve me KO nga 18 ndeshjeve të fituara, ndërkohë që nuk ka asnjë humbje.

S.Dh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara

Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara