ANGLI - Premier League e futbollit në Angli zhvilloi këtë të shtunë ndeshjen e dytë të sezonit të ri 2026-27. Në stadiumin 'MKM' vendasit e Hull Cityt mposhtën 2-0 Manchester United, duke bërë që miqtë të tronditen që në nisjen e këtij sezoni të ri.
Hull City ia doli të shënonte që pas 17 minutave lojë me autor Semi Ajayi. Miqtë u befasuan, por surpriza nuk u ndal me kaq pasi Hull City shënoi edhe golin e dytë në minutën e 38-të.
Krosimi i Slater u shfrytëzua nga Nobel Mendy që me kokë mposhti portierin Lammens. Paçka se u zhvillua edhe fraksioni i dytë, Manchester United nuk ia doli të rihapte garën duke mbetur sërish në problemet e sezonit të shkuar.
Dje Premier League nisi me fitoren 3-0 të Arsenalit kundër Coventryt, ndërsa sot me fillim nga ora 16:00 do të luhen edhe Everton - Crystal Palace, Ipswich - Sunderland dhe Nottingham - Leeds, ndërsa në orën 18:30 do të zhvillohet Brentford - Tottenham.








Komente
Komento