Së fundmi është diskutuar së shumti për mosmarrëveshjet midis Carey dhe Minaj në panelin e “American Idol”, ku Mariah e sheh Nicky-n si një insekt të dëmshëm.
Këtë rradhë është bukuroshja Lopez, e cila ka filluar të këshillojë Nicki-in në lidhje me karrierën, për të lënë “të padukshme” Mariah Carey-n.
Lopez i ka ofruar ndihmën e saj Nicky-t ,si një këshilluese personale duke i treguar për mënyrën sesi të vishet, si të trajtojë garuesit, në mënyrë që të jetë një nga vlerësueset më të popullarizuara në panel.
Mediat amerikane kanë bërë të ditur se Mariah , e cila nuk e ka pritur fare mirë këtë gjë ka telefonuar personalisht Jennifer Lopez për ti thënë që të mos përzihet në këtë mes.
(b.t/shqiptarja.com)