Kur Jennifer Lopez dhe Marc Anthony kanë dorëzuar dokumentat për divrocin e tyre u paralajmëruan që pa lejen e gjykatës nuk mund t’i largonin fëmijët nga Kalifornia.

Por këngëtarja e famshme në muajin korrik do të nisë turneun e saj së bashku me Enrique Iglesias dhe për këtë arsye ka kërkuar leje për t’i marrë me vete. Gjithashtu në turne do të shkojë edhe

ish-bashkëshorti Marc Anthony për të qenë më afër binjakëve Max dhe Emma. Më pas ata do të ndajnë kohën kur fëmijët do të jenë me Anthonyn apo me Lopez.(xh.k/shqiptarja.com)