Lopez, ndarja nga Anthony e
ka frymëzuar për albumin e ri

Jennifer Lopez ka dhënë disa detaje përsa i përket albumit të saj më të ri muzikor në një intervistë për mediat e huaja.

Ajo ka thënë se albumi më i fundit ka një perspektivë të re në krahasim me projektet e mëparshme.

44 vjeçarja me format bombastike u nda nga partneri Marc Anthony në vitin 2011 kur filoi të punonte për albumin e saj të dhjetë.

Dhe i ka shërbyer pikërisht kjo gjë si një frymëzim për të punuar më tej.

jennifer lopez

“Tema e këtij albumi është dashuria. Ajo ka qenë gjithmonë. Është motivimi im. Kjo është ajo për të cilën unë mendoj. Kjo jam unë në thelb”, ka thënë Lopez.

Por këngëtarja bën të ditur se mënyra si e ka konceptuar dashurinë në nëntë albumet e mëparshme ndryshon shume nga ajo se si e shikon tani.

“Unë jam e njëjta vajzë që kam qenë, ndërkohë që kam evoluar dhe jam rritur, kam më shumë përvojë tanimë. Dhe doja që këto gjëra të pasqyroheshin në këtë album”. Dhe mendoj se ja kam dalë mbanë”, shprehet mamaja seksi.

Jennifer ka publikuar vetëm një javë më parë klipin “I Luh Ya Papi”, i cili ka marë mbi 11 milionë klikime në You Tube, duke thyer rekord.

45 vjeçarja shfaqet super seksi në klip e rrethuar nga meshkuj plot muskuj.

Më tej ajo ka bërë të ditur se albumi i ri do të jetë gati në muajin qershor.

jennifer lopez

(b.t/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'

La Liga/ Mbappe shkëlqen me tre gola, Real Madrid fiton kundër Valladolid dhe nis 'arratisjen'