TIRANE - Emri i biznesmenit shqiptar Lorenc Goça përmendet jashtëzakonisht shpesh, si administrator apo si ortak, në një numër të konsiderueshëm kompanish, me objekte të ndryshme aktiviteti.

Ai e nisi aktivitetin e tij tregtar bashkë me disa shtetas polakë, si aksionar në kompanine energjitike "WIND SUN WATER INITIATIVE", ndërsa në kompanitë e tjera UNIMESKO dhe NITRO-CHEM, të cilat kanë për objekt tregtinë e armatimeve, ai ka mbajtur pozicionin e administratorit; paketa e aksioneve të këtyre kompanive kontrollohet prej të njohurve të tij polakë.

Por, gjatë viteve 2011 dhe 2012 ka nisur të operojë edhe me të tjerë ortakë e bashkëpuntorë. Ai rezulton edhe përfaqësues ligjor i kompanisë energjetike "REA", e themeluar në mars të vitit 2011, e cila është në pronësi të dy shtetasve sllovenë.

Ndërsa në qershor të vitit 2012 ai hyri 20 për qind aksionar në kompaninë e sapothemeluar "DEMIING shpk", duke patur bashkëortakë të tij një shtetas serb të Bosnjes dhe dy shtetas të Kosovës. Edhe kjo kompani ka shpallur si objekt të sajin tregtinë në sektorin energjitik.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 12.02.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)