Lorenc Vangjeli në ‘Kontrast’: Sali Berisha viktimë e karmës, mendonte se kurrë s’do kishte punë me drejtësinë

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar në Report TV deklaratën e sotme të Sali Berishës, ku ky i publikoi një material 25 faqe mbi ku parashtronte versionin e tij për raportin e Britanisë së Madhe për shpalljen non grata.

Në emisionin Kontrast’ me gazetarin Denis Minga, analisti Vangjeli thotë se Berisha është viktimë e karmës, pasi gjithmonë si politikan ka menduar se s’do kishte punë me drejtësinë, por sipas tij kjo do t’i kthehet në një moment tjetër.

“Kur veshi i një gazetari dëgjon jehonë zhurma, analizon copëza informacioni apo edhe zërat nga njerëzit më të informuar në Tiranë që quhet Sali Berisha natyrisht di më shumë në këtë histori, nëse verifikohet ajo që iu thash atë ditë ju do të kuptoni edhe një arsye më shumë për këtë që ndodhi me Berishën. Është viktimë e karmës sepse kur mendonte si politikan apo edhe si qenie njerëzore që s’do kishte kurrë të bënte më drejtësinë, se nuk e lejonte t’i afrohej sinorit të tij vetjak, ne fakt i kthehet dhe i kthehet në një moment tjetër. Nëse moria e të gjithë akuza që e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës politike, në mos të gjitha, një pjesë e tyre do ishin vërtetuar në gjykatë në rrugë normale sot do flitej ndryshe”, tha Vangjeli.

Vangjeli e krahason Sali Berishën me një ‘luan’ në politikë, duke thënë se ‘uria’ e tij e pakufishme për të qenë mbret i xhunglës i dha goditjen në politikë.

Pse doli sot? Në të gjitha rrethanat Sali Berisha për ata që e duan apo e urrejnë, nëse do i vëmë një emër kafshe meriton luanin, është një luan i vërtetët në politikë, tjetër punë dëmet që bën uria e pakufishme  e luanit për të mbajtur kurorën e tij si mbret i xhunglës dhe kjo xhungla jonë pak ka ndryshuar. Sërish është thelbi dhe aksiomat elementare që nuk i kuptojmë, në 140 gra dhe burra në Kuvend. Një anëtar i parlamentit, garancitë mbrojtjet e ndryshme që ia ka nga një qytetar i thjesht nuk janë në emër nominal, nuk bëhet fjalë as për Felaj, as për Ahmetajn, Ramën apo Berishën. Është institucioni, është procedurë demokracia, jurisprudenca në këto raste shpesh procedura është po aq e rëndësishme se thelbi, ndonjëherë edhe më e rëndësishme se kaq. Nëse e harrojmë një gjë të tillë, supozojmë nesër prokurorët çmenden dhe shkojnë e kërkojnë një gjë të tillë për këdo tjetër, do bëhemi republika e prokurorëve, do jetë pushti gjyqësor ai që ngrihet mbi pushtetin që votohet nga qytetarët. Shpikja  e mrekullueshme e para dhe e vetmja e demokracisë është balanca e pushteteve", tha Vangjeli.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni