Lorenc Vangjeli: Dorëheqja e Bashës, akt për t’u duartrokitur edhe pse 11 muaj me vonesë

Analisti Lorenc Vangjeli tha në emisionin ‘Kontrast’ se largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike duhet të kishte ndodhur që në 25 Prill.

Ai shtoi se gjithësesi dorëheqja e kreut të PD është një akt për t’u vlerësuar, por nga ana tjetër fjala e tij ishte pa shije.

“Akt i duhur që duhet të duartrokitet. Pritej edhe pse është 11 muaj me vonesë, që prej momentin kur PD nuk mund të konfirmonte veten si shumicë dhe hyri në mandatin e trete në opozitë. Do t’I kishte kursyer shumë andralla PD-së dhe Qeverisë. Një politikan mbahet mend se çfarë bën gjatë qëndrimit të tij apo qoftë dhe nga hyrja e tij në politikë. Por të gjitha sfumohen nga hija e rëndë e largimit. Si i larguar Basha meriton respekt, por fjala e tij ishte sintezë e asaj që bëri në krye të PD gjatë kësaj kohe. Ishte pa shije” – tha Lorenc Vangjeli për “Report TV”.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki