Një negociatë në vitin 2018 mes Jonathan Moore dhe Sali Berishës në zyrën e këtij të fundit, duket se është zbardhur ditët e fundit. Bëhet fjalë për takimin mes zyrtarit të lartë amerikan me Berishën teksa PD drejtohej nga Lulzim Basha. Analisti Lorenc Vangjeli zbuloi në ‘Kontrast’ se Moore ka kërkuar mbështetjen e zonjës Rudina Hajdari për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.
“Është më mirë të bësh një veprim të duhur në kohën e gabuar. Nëse dje doktori do të ndërhynte me autoritetin e tij në mes të mandatit të lidershipit të PD do të ishte e gabuar. Ka shumë mister sidomos në mandatin e dytë të opozitës së PD 2017-2021. Nëse nuk kuptohen të pavërtetat fantastike dhe gënjeshtrat kolosale, saqë kanë arritur t’i besojnë edhe ata që I kanë shpikur, nuk do të kuptohet se çfarë ndodh nesër në 6 mars. Lulzim Basha u zu peng me historinë e lobimit që mendohej se ishin para ruse. Në fakt ishin para të pista të nisura nga Shqipëria. Gënjeshtra u kushtëzuar në atë mënyrë sa fakti i parave të pista të nisura nga Tirana atje mori një ngarkesë krejt ndryshe. Mund të kishte probleme shumë herë më të mëdha.
![]()
Ka edhe një episode të dytë. Ju kam thënë se zoti Berisha do të përmendë një emër shumë shpejt dhe ai e bëri dje. Përmendi Jonathan Moore. Ka qenë i vatmi takim kokë më kokë, të tjerat kanë qenë më dëshmitarë. Ndër të tjera në këtë bisedë, doktorit i është kërkuar që me autoritetin e tij të ndërhynte në lidershipin e PD. Aty është përmendur edhe emri i zonjës Rudina Hajdari. Dje Berisha e pranoi në heshtje se ajo ishte…” – tha Vangjeli për Report TV.
Ndërkohë që Rudina Hajdari e kontaktuar nga Report Tv ka thënë se nuk ka koment.
Komente


Nese puna ka qene keshtu, i bie qe SHBA inskenoi rrokaden ne krye te PD por Berisha mbrojti Bashen dhe nuk e leshoi. Ama, Basha e vu vath ne vesh qe keto pune qene ne levizje. Dhe kur ardhi koha, qe SHBA e kopsiten hesapin me Bashen, ne kembim ja futen Berishes. Me shume se deshire e SHBA, non-grata e Berisjes dume me teper si nje kerkese e panegociueshme e Bashes ndaj SHBAve te Tiranes. Sidoqofte, serish pozita e Berishes eshte konsistente dhe etike.
Përgjigju