Lorik Canës i pëlqejnë bjondet…!

Shpesh është përfolur për jetën e tij private, por duket se deri tani asgjë nuk konfirmuar. Edhe nëse kemi folur deri tani për shumë vajzat brune, duket se Lorik Canës i pëlqejnë bjondet. Ai është parë në një lokal nate në Kosovë krah një vajze të re, me të cilën është shoqëruar gjatë mbrëmjes, por nuk kanë lënë asnjë shenjë dyshimi apo veprim, që mund t’i kompromentonte për ta përkufizuar si lidhje dashurore. Ndoshta ai është shumë i kujdesshëm, duke e ditur interesin e medias për jetën e tij private, prandaj edhe deri tani ka nguruar që të flasë konkretisht. Kohë më parë u fol për një histori mes tij dhe modeles Zana Krasniqi, por më shumë sesa fjalë, asgjë konkrete nuk ndodhi mes tyre. Por, tani e kemi të qartë se Lorikut, ndryshe nga dyshimet tona, i pëlqejnë më shumë bjondet. Mbetet të presim, se ç’vendim do të marrë ai në të ardhmen.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari