Kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana i jep fund beqarisë sonte në Prishtinë duke kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me modelen italiane, Monika
Loriku vetëm pak ditë më parë shkëmbeu unazat me Monikën në një ceremoni të vogël që u zhvillua në Romë, ku pjesëmarrës ishin vetëm familjarët e dy palëve.
Për të mos lënë jashtë gëzimit të tyre rrethin e gjerë shoqëror, por edhe duke respektuar traditën, kapiteni kuqezi vendosi që të organizojë një ceremoni madhështore sonte në Prishtinë.
Të pranishëm janë edhe shumë persona nga Shqipëria, FSHF përfaqësohet nga Presidenti Armando Duka dhe zv/ presidenti Nuri.
Pjesë e ceremonisë janë edhe shumë futbollistë të ekipit kombëtar, por edhe artistë dhe personalitete nga fusha e medias dhe politikës.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com