Ish-kapitani legjendar kuqezi, Lorik Cana i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur sonte në stadiumin e Shkodrës, kur pritej të luhej ndeshja Shqipëri-Itali. Cana shkelmoi për herë të fundit topin përpara fishkëllimës së arbitrit. Lorik Cana luajti me kombëtaren shqiptare 93 ndeshje, më shumë se çdo lojtar tjetër në historinë e kombëtares kuqezi. Mjaft i emocionuar, Cana rrëmbeu duatrokitjet e 16 mijë tifozëve në shkallët e "Loro Boriçit" dhe miliona të tjerëve nga ekrani.
/Shqiptarja.com

(Bluza gjigande me emrin e Canës në shkallët e stadiumit)
Ishte vetë Lorik Cana ai i cili vendosi t'i japë lamtumirën kombëtares dhe futbollit të luajtur në këtë ndeshje jubilare, për të mbetur përgjithmonë në memorien sportive. Edhe pse stadiumi i ishte i tejmbushur për këtë moment emocionues, në shkallët e tij mungoi grupimi "Tifozët Kuqezi", të cilët vijojnë bojkotin e nisur që nga ndeshja me Izraelin në Elbasan.
Tifozët janë të indinjuar për trajtimin që u bëri policia për ndeshjen me izraelitët, por edhe me FSHF. Pavarësisht thirrjeve nga lojtarët, ata i kanë qëndruar vendimit të tyre, ndërsa përpara takimit i kanë kërkuar ndjesë kapitenit kuqezi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com








