Rrjeti më i madh social i videove në internet, YouTube, ka prezantuar me detaje statistikat për artistet dhe personat më të kërkuar në këtë rrjet, dhe personazhi shqiptar më i klikuar ka qënë pikërisht futbollisti, Lorik Cana.
Rrjeti më i madh social i videove në internet, YouTube, ka prezantuar me detaje statistikat për artistet dhe personat më të kërkuar në këtë rrjet. Personazhi shqiptar më i klikuar ka qënë pikërisht futbollisti sharmant i kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Mesfushori, i cili luan aktualisht për klubin italian, Lazio, është shpallur kështu “mbret” i shqiptarëve në Youtube, pasi ka mbi 15 milionë klikime, ku përfshihen videot e tij nga performancat edhe me ish-klubet e tij, aksionet me kombëtaren shqiptare, si dhe shumë video të llojeve të tjera, që nga intervistat e ndryshme apo daljet publike. Është e qartë që për numrin e klikimeve, futbollistin simpatik e ka “ndihmuar” edhe fakti që është përfolur për lidhje të ndryshme romantike, që nga marrëdhënia me Zana Krasniqin, aludimet për një flirt me Adelina Tahirin, Tunën etj.