Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, pas një shkëputjeje relativisht të gjatë, është rikthyer sërish në shtëpi, pranë bashkëshortes dhe djalit të tij Boikenit, që ka lindur pak ditë më parë.
Cana nuk mundi të shijojë sa duhet ardhjen në jetë të djalit të tij, pasi ka qenë i angazhuar me dy ndeshjet e fundit të kombëtares kuq e zi. Pas festimeve intensive në Shqipëri, kapiteni tashmë po feston fitoren me djalin e vogël.
"Urime Dhe rrnoft Shqipnia,Bashk me Boikenin duke festuar!!!" shkroi Loriku në Instagram, krah një videoje ku shfaqet duke kërcyer me vogëlushin në krahë, nën ritmet e një kënge shqiptare.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO