Lorik Cana tërhiqet nga Kombëtarja:
Nder që kam përfaqësuar vendin tim

Lorik Cana tërhiqet nga Kombëtarja:<br />Nder që kam përfaqësuar vendin tim
Kapiteni historik i kuqezinjve ka zyrtarizuar dorëheqjen nga kombëtarja shqiptare. Lorik Cana me 93 aktivizime me Shqipërinë e dha lajmin e largimit në profilin e tij të facebook, pak javë pasi realizoi ëndrrën më të madhe, atë të aktivizimit në fazën finale të një evenimenti si Evropiani i Francës.
 
“Përshëndetje të gjithëve, siç e kam bërë të ditur pas “Euro 2016”, vendosa të tërhiqem nga Kombëtarja. Mendova se ka ardhur koha e duhur, pas arritjes më të madhe të sportit shqiptar.
 
Ndihem i nderuar që gjatë karrierës sime kam mundur të përfaqësoj vendin dhe popullin tim. Sapo kam mbushur 33 vjeç dhe pas 14 vitesh aktivizimi në nivele të larta, më duhet kohë për t'u riaftësuar nga disa dëmtime. Këtë verë vendosa që të refuzoj të gjitha propozimet e marra në mënyrë që të kthehem sa më shpejt në formën time më të mirë dhe shpresoj të jem gati për arritje dhe projekte të reja. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen”
, shkruan Cana.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron