Për gati një vit stadiumi i Shkodrës "Loro Boriçi" do jetë i përfunduar. Ndërsa pak kohë më parë kryeministri Edi Rama premtoi se do të vihet dorë dhe në këtë stadium, ai sot theksoi se ndeshja e radhës Shqipëri-Serbi do të luhet pikërisht në këtë stadium.
Si “shenjë hakmarrje” për Serbinë, shefi i qeverisë tha se përballjen Shqipëri- Serbi, 20000 zemra kuqezi do ta ndjekin pikërisht nga stadiumi "Loro Boriçi" por i rikonstruktuar.
“Në mbyllje dua të shtoj se sot kam marrë vendimin për t’i vënë një datë çeljes së dyerve të stadiumit të ri olimpik të Shkodrës, me të gjithë parametrat e UEFA-s natyrisht: 15 tetor 2015. Në ndeshjen e kthimit Shqipëri – Serbi, duhet të ketë vend për të paktën njëzet mijë zemra kuqezi”, deklaroi Rama.
Ende nuk është bërë i projekti final për këtë stadium, por është premtuar se investimi do të jetë i njëjtë me atë të “Elbasan Arena”
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

përballjen Shqipëri-Serbi më 2015">