“Loro Boriçi” nga FSHF, drejt Bashkisë Shkodër-Dorëzimi i impiantit, proces i vonuar
Teksa stadiumit “Arena Kombëtare” po i vjen fundi në Tiranë, në Shkodër shtrohet çështja e stadiumit “Loro Boriçi”, që pritet t’i kalojë në administrim bashkisë së këtij qyteti, por Federata Shqiptare e Futbollit duhet të dorëzojë lejen e ndërtimit
Pas rikonstruksionit dhe mbajtjes tre vjet në administrim nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër do t’i rikthehet bashkisë së këtij qyteti. Mirëpo institucioni i qeverisjes vendore në Shkodër nuk e merr në dorëzim impiantin e rikonstruktuar të futbollit nga Federata.
Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të Shkodrës, zyrtarë të bashkisë kanë njoftuar anëtarët e këshillit se stadiumi nuk është marrë ende në dorëzim për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Pas përfundimit të kontratës tre vjeçare mes bashkisë Shkodër dhe FSHF-s, ku kjo e fundit kishte administrimin e stadiumit, ka pasur diskutime rreth vijimsisë së menaxhimit të “Loro Boriçit”.
Federata i ka propozuar bashkisë së Shkodrës dy variante për menaxhimin e stadiumit. Së pari, varianti kur bashkia dhe federata janë në bashkëpronësi. Dhe së dyti, variantin që Bashkia Shkodër ka kontrollin e plotë.
Në qytetin verior duan që stadiumin ta kenë në pronësi të plotë, por i kanë kërkuar Federatës dokumentacion shtesë për këtë. Kështu, që të kryhet dorëzimi, duhet që Federata Shqiptare e Futbollit të dorëzojë në Bashkinë Shkodër lejen e ndërtimit të stadiumit dhe aktin e kolaudimit të tij, dy dokumenta të cilat duket se mbajnë peng gjithë procesin e transferimit të stadiumit.
Ndërkohë, ende mbetet e paqartë ku do t’i luajë ndeshjet ekipi i Vllaznisë pas rënies në Kategorinë e Parë, teksa shorti e ka vënë në javën e parë ndaj Korabit në shtëpi.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
32.3%
-
Negativ
51.1%
-
Jam i/e dyzuar
16.6%
Vota total: 1574
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rival me Roberto Mancinin, trajnerin Sylvinho e kërkojnë në vendlindje! Presidenti flet me video-telefonatë
13 Shkurt, 15:12
-
Lufta në Ukrainë, UEFA sposton ndeshjen në 'Elbasan Arena'
12 Shkurt, 10:18
-
I lindur në Francë dhe pjesë e Mainz, Sylvinho bën gati afrimin e ri në Kombëtare
12 Shkurt, 08:53
-
Vora dhe Flamurtari në garë për titullin kampion, përcaktohet kalendari i fazës së tretë në Kategorinë e Parë
11 Shkurt, 14:41
-
Renditja/ Superliga mbyll raundin e 24-t, Laçi 'zhyt' Skënderbeun! Dinamo harron të fitojë, 0-0 në Durrës
10 Shkurt, 19:16
-
Dhuna në derbin e kryeqytetit, FSHF: Përgjegjëse policia, s'është hera e parë që nuk bashkëpunojnë! Mund të pezullojmë garat
10 Shkurt, 18:36
-
Euro 2027, ‘The Guardian': Serbia dhe Shqipëria lënë pas ‘ndeshjen e dronit’, por tensionet ende ziejnë
10 Shkurt, 16:37
-
Tiranë/ Sherri në derbin e kryeqytetit, nën hetim Sekretari i Përgjithshëm i Partizanit dhe delegati i FSHF-së! 3 tifozë të arrestuar dhe 5 nën akuzë (EMRAT)
10 Shkurt, 09:12
-
Partizani dhe Tirana barazojnë 1-1! Derbi nisi me sherr në tribuna dhe u mbyll me dhunë e shtatë kartona të kuq në fushë! Fitojnë Egnatia e Vllaznia, dorëhiqet Nevil Dede
9 Shkurt, 19:01
-
Derbi i kryeqytetit/ Shtyhet me 30 minuta Partizani-Tirana te ‘Arena e Demave’! Sherr me shkopinj, tifozët zihen para ndeshjes! Shoqërohen dy ultras të 'Të Kuqve' (VIDEO)
9 Shkurt, 13:25
-
Superliga/ Java e 24-t në dy ditë, derbi Partizani - Tirana në 'Arenën e Demave'
7 Shkurt, 12:37
-
Kupa e Shqipërisë/ Mbyllen ndeshjet e para çerekfinale, Skënderbeu mposht Dinamon me dy gola
7 Shkurt, 09:17