JAPONI- Një shprehje thotë se “e qeshura të zgjat jetën”, por sipas një shkolle mendimi që po kthehet shumë në modë në Japoni, lotët mund të bëjnë akoma edhe më mirë. Për këtë filozofi të fundit, kanë lindur disa kurse për të mësuar se si mund të qajmë. Një nga promotorët kryesorë të këtyre kurseve është Takashi Saga, që e cilëson veten si një “somelier të lotëve”.
Pjesëmarrësit në këto seminare, shkojnë me idenë se askush nuk do të arrijë t`i bëjë për të qarë, por gjatë leksioneve, siç mund t’i quajmë, është vërtetuar e kundërta. Takimet janë përqendruar në prezantimin e skenave dëshpëruese, duke filluar nga skena tradicionale në këngë apo video të ndryshme. Përhapja e këtyre takimeve me një grup njerëzish, vjen edhe nga fakti se në Japoni të qash është një tabù dhe kultura japoneze nuk e lejon të derdhen lot përpara njerëzve të tjerë.
Saga shpjegon se të qash është shumë e rëndësishme për të shkarkuar stresin. Sipas tij e qeshura e shkarkon stresin vetëm në momentin kur verifikohet, ndërsa të qarat e shkarkojnë stresin për ditë të tëra. Pra, të qash bën mirë për shëndetin fizik dhe mendor. Ideja e këtij instruktori lotësh, rrjedh nga rrënjë të forta, pasi studimet shkencore konfirmojnë që lotët përmbajnë hormone të njëjtë me hormonet që çlirohen gjatë një aktiviteti fizik.
Pjesëmarrësit në këto seminare, konfirmojnë se kurset ku ata mësojnë të qajnë janë efikase, duke garantuar se pasi dalin prej andej, ndihen të çliruar nga stresi që i kishte pushtuar. Saga thotë se kur njerëzit qajnë gjatë kursit, prej këtej dalin të buzëqeshur.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com