Para një jave këngëtarja me shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, publikoi videoklipin e saj më të ri, “I’m a mess”. Për shumë nga fansat e saj ky videoklip është i çuditshëm, pasi nëpërmjet tij, Bebe, tregon luftën e saj me depresionin dhe ankthin dhe si ja ka dalë mbanë ta pranojë veten ashtu siç është.
Ditën e sotme këngëtarja ka zbuluar edhe disa fakte shumë interesante nga videoklipi. Bebe ka treguar se në fillim të videoklipit është duke qarë dhe në fakt lotët janë të vërtetë. “Lot të vërtetë. Mendoj se fjala e duhur është rimeli i rënë nga të qarat e vërteta”, – ka shkruar Bebe.
Më pas ajo ka zbuluar se vathët e mëdhenj ishin gati duke i thyer dhëmbët, sepse përplaseshin me ta gjatë kërcimit. Ky ka qenë edhe një nga momentet më të mërzitshëm për Beben. Megjithatë pavarësisht lodhjes Bebe duhet të jetë e kënaqur me rezultatin, sepse kënga numëron plot 15 milionë shikime në ‘Youtube’ në kaq pak kohë nga publikimi i saj.
Lot të vërtetë në videoklipin e Bebe Rexhës
Vëthët e mëdhenj i përplasen më dhëmbët
i dont give a fuck
Përgjigju