Përveç njoftimit të Ambasadës Amerikane, lidhur me problemin teknik që kanë hasur për aplikimet e llotarisë amerikane, Departamenti i Shtetit Amerikan ka njoftuar aplikantët përmes emaileve.

Në email njoftohet se, për shkak të një çështjeje teknike, periudha e hyrjes DV-2019, që filloi më 3 tetor është mbyllur. Regjistrimet e dorëzuara gjatë 3-10 tetorit nuk janë të vlefshme, janë përjashtuar nga sistemi; aplikimet duhet të bëhen për herë të dytë, nuk do të llogariten si një hyrje e dyfishtë në sistem.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com