Nëpërmjet rrjetit social Twitter, lideri i opozitës shkruan se, argumentet që qeveria ka paraqitur për Lotarinë Kombëtare janë sipas tij, vetëdiskredituese.
Më tej Rama deklaron se, Partia Socialiste, pas zgjedhjeve, do t’ia kthejë publikut të drejtën e pronësisë mbi këtë lojë, duke nënkuptuar kështu mos privatizimin e saj.
Kryesocialisti Rama shkruan në Twitter në orën 16:50:
Argumentat e qeverise per Llotarine Kombetare krejt vetediskredituese! Ne do t'ia kthejme publikut te drejten e pronesise mbi kete loje.
— Edi Rama (@ediramaal) March 4, 2013
Mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në debate të vazhdueshme për sa i përket dhënies së licencës së Lotarisë Kombëtare kompanisë austriake me vlerën e 3.5 milionë dollarëve.
Partia Socialiste e konsideron kontratën e shitjes, si shumë të lirë dhe që i garanton monopolin vetëm një subjekti, ndaj thekson se do ta prishë atë me çdo kusht pas zgjedhjeve. Partia Demokratike e mbron kontratën me faktin se vetë ligji e përcakton këtë lloj loje masive si monopol.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)