ROMË - Sulmuesi i ekipit të Luganos Armando Sadiku është në qendër të merkatos këtë verë nga shumë ekipe në kampionatin Italian të futbollit, por jo vetëm, pasi oferta më suprizuese erdhi nga Corinthias nga Brazili. Megjithatë shanset janë që Sadiku të luajë në Itali dhe për këtë po kujdesen menaxheri i tij Haxhia dhe drejtori sportive i ekipit të Lazios, Igli Tare.

Sipas mediave italiane, sulmuesi elbasanas është në preferencat e presidentit të ekipit të Lazios, Klaudio Lotito. Presidenti ka sinjalizuar drejtorin sportive, që është shqiptari Tare që të lëvizë sa më shpejt në merkato për të bindur sulmuesin kuqezi. Tare ka filluar bisedimet fillimisht me vetë sulmuesin për ta bindur më pas për të negociuar me ekipin për parametrat me të cilat do të kalojë në Itali.

Kur në mes është një shqiptar duket se lëzvija do të jetë e lehtë për t’u realizuar, por menaxheri i sulmuesit ka mohuar se ka interesim nga Lazio dhe se ka filluar bisedimet me Luganon.

“Aktualisht ka shumë oferta për Sadikun, por nuk kam filluar bisedimet me drejtuesit e ekipit të Luganos për shitjen e sulmuesit. Po presim me qetësi për të vlerësuar ofertën më të mirë, më pas do të vendosim se cilën do të përzgjedhim” deklaron Haxhia për mediat italiane. Ndërsa Tare po monitorn nga afër edh enjë tjetër shqiptar që luan me Salsburgun, i cili është Valon Berisha.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)