Cleveland/ Rokeri Lou Reed, punk banda Green Day, ish-bateristi i grupit The Beatles Ringo Starr dhe këngëtari Bill Withers janë ndër artistët që arritën të futen sivjet në Rock and Roll Hall of Fame.
Starr u përzgjodh në kategorinë e shkëlqimit muzikor si një solo artist, ashtu siç kanë bërë edhe ish-anëtarët e tjerë të grupit.
Lou Reed, që vdiq vitin e kaluar e ishte ndër rokerët më me ndikim në histori, Green Day, Bill Withers dhe Paul Butterfield u futën në kategorinë e performuesve.
Ndërkaq, bandaJoan Jett & The Blackhearts, realizues i hitit "I Love Rock n Roll", u përzgjodhën për tingujt e ri, ndërsa grupi The 5 Royales u përzgjodhën si një ndër krijuesit e standardeve të muzikës rok.
Kitaristi Stevie Ray Vaughan and Double Trouble gjithashtu u futën në këtë listë prestigjioze, e cila do ta organizoj ceremoninë zyrtare më 18 prill.
Artistët mund të hynë në Rock and Roll Hall of Fame vetëm 25 vite pas lançimit të albumit të parë të tyre.










