LRI takim me maturantët:Sygjerime
që të shmangim protestat e kaluara

LRI takim me maturantët:Sygjerime<br />që të shmangim protestat e kaluara
Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar një bashkëbisedim me maturantët  ku u diskutuan dhe u dhanë sugjerime apo propozime mbi Maturën Shtetërore.
 
Duke marrë parasysh protestat e shumta të bëra nga maturantët vitin e kaluar për shkak të ligjit të ri të arsimit, qëllimi i këtij takimi ishte mospërsëritja  e një ngjarje të tillë, e cila sipas tyre realizohet duke u njohur me kërkesa dhe nevojat e vetë maturantëve.
 
Të pranishëm në këtë bashkëbisedim ishte Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, Zëvendësrektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj dhe Dekani i Veterinarisë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Luigj Turmalaj, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.
 
Zv.Rektori Shezai Rrokaj, u shpreh se maturantët janë përballur me një kalvar të vërtetë vitin e shkuar për shkak të një ligji defektoz dhe se ky është një problem jashtëzakonisht i madh.
 
“Nxënësit tanë janë kthyer në kavje eksperimentale të paditurisë së atyre që qeverisin për të gjetur sisteme të thjeshta. Ky është një problem jashtëzakonisht i madh. Filloi Matura Shtetërore dhe në të u përfshi edhe pranimi në universitet, që nuk kishte pse të ngatërrohej. LSI ka qenë kritike ndaj ligjit dhe thamë se do të ishim shumë të vëmendshëm gjatë zbatimit të tij”- deklaroi Shezai Rrokaj.
 
Nga ana tjetër zv. ministrja Nora Malaj i ka garantuar të gjithë maturantëve të pranishëm se propozimet e tyre do t’u përcillen autoriteteve përkatëse në mënyrë që përfshihen në udhëzimin e ministrisë.
 
“Të gjithë kërkesat që ju keni sjellë ashtu si edhe kërkesat e tjera të maturantëve që kanë ardhur nëpërmjet tryezave që ne kemi bërë me të gjitha grupet e interesit gjatë gjithë kësaj kohe, do t’i paraqes Komitetit të Maturës Shtetërore për t’ia bërë me dije dhe për ta vënë në udhëzim”- u shpreh Malaj.
 
E ndërsa për kryetaren e LRI Floida Kërpaçi dhe deputeten Kejdi Mehmetaj përfshirja e të rinjve në politike është një vendim i mirë pasi janë ata që mund të bëjnë shumë për të ndryshuar diçka të mirë për komunitetin dhe për të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)