LSI bën kërkesë për sheshin
Bashkia Vlorë: Është i zënë

LSI bën kërkesë për sheshin<br />Bashkia Vlorë: Është i zënë
Bashkia e Vlorës i ka dhënë një subjekti politik një shesh publik në qendër të qytetit, që ta përdorë për qëllime elektorale. 

Gjithçka është zbuluar pas një kërkese të bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim drejtuar Bashkisë së Vlorës për të marrë në përdorim sheshin para pallatit të sportit "Flamurtari". 

Përgjigjia e kryebashkiakut Dritan Leli ka qenë se ky shesh është zënë nga një tjetër subjekt politik, për dy muaj. Burime pranë LSI-së bëjnë të ditur se sheshi i është dhënë Partisë Socialiste nga muaji maj e deri në fund të qershorit, për aktivitetet e saj elektorale. 

Kësisoj, LSI-së i duhet të synojë një tjetër hapësirë publike në qytetin e Vlorës për të zhvilluar aktivitetet e saj politike. 
 
“Në përgjigje të kërkesës suaj ju sqarojmë se Bashkia Vlorë me shkresën nr. 3314/1 datë 5.05.2017 i ka dhënë leje një subjekti tjetër për përdorim nga data 01.05.2017 deri më datën 30.06.2017 sheshin para Pallatit të Sportit “Flamurtari” Vlorë për qëllime elektorale”, – shkruhet në dokumentin që mban firmën e kryebashkiakut Dritan Leli. 

Sheshi i është dhënë PS-së që në datin 1 maj 2017 dhe do jetë në dispozicion të aktiviteteve të saj politike deri në përfundim të procesit zgjedhor. 
dokumenti
(Përgjigjia e Bashkisë Vlorë)

Këshilltarët e LSI kërkojnë dorëheqjen e Lelit
Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste në Bashkinë e Vlorës, kanë kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Dritan Leli. LSI denoncoi më herët se Bashkia e Vlorës i ka dhënë një subjekti politik 2 muaj në përdorim sheshin publik për qëllime elektorale. 

Por me anë të një reagimi zyrtarë këshilltarët e LSI-së në këtë bashki i kërkojnë kryeministrit Rama dhe zv. kryeministres  që të marrin në konsideratë në mënyrë të menjëhershme këtë akt të paprecedentë. Nga ana tjeter ata i drejtohemi Kryetarit të Bashkisë të japë menjëherë dorëheqjen.  

Deklaratë e Këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë Vlorë
"Sot më datë 7.06.2017 u njohëm me një përgjigje të dhënë nga kryetari i Bashkisë lidhur me kërkesën për të ushtruar të drejtën që jep ligji për mbajtjen e tubimeve gjatë fushatës elektorale. Në përgjigje të kërkesës së drejtuar zyrtarisht nga dega e LSI-së në Vlorë Kryetari i Bashkisë jep përgjigjen më qesharake dhe absurde dhe të rrezikshme për funksionimin e procesit zgjedhor. 

Ai në mënyrë të palogjikshme i jep një subjekti zgjedhor për dy muaj sheshin për përdorim për fushatë elektorale, ndërkohë që fushata ende nuk ishte çelur dhe nga ana tjetër e mban peng këtë shesh, që i përket gjithë qytetarëve dhe subjekteve politike, për të zhvilluar aktivitetin deri në 30 qershor. 
Këshilltarët i drejtohen Kryeministrit të Shqipërisë z. Rama dhe Zv. kryeministres znj. Mandija të marrin në konsideratë në mënyrë të menjëhershme këtë akt të paprecedentë të një kryebashkiaku që merr peng sheshin dhe të marrin masat. 

Ndërkohë i drejtohemi Kryetarit të Bashkisë të japë menjëherë dorëheqjen sepse ka shkelur ligjin duke njohur çeljen e  fushatës përpara afatit ligjor. Pra kryetari i bashkisë ka shpërdoruar detyrën duke shkelur ligjin. 

Tubimi do të mbahet në vendin ku është kërkesa dhe është e patolerueshme që ky shesh të vihet në dispozicion të një subjekti për 2 muaj, përfshirë edhe muajin e fushatës. 

Ndaj ne e denoncojmë këtë akt të turpshëm".



Artimida Luçaj        Kreshnik Ziaj        Luçiana Koprencka        Bashkim Bega    
Gjolek Bushi         Baki Jazaj        Andi Resuli

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur