LSI denoncon: Në Dropull po
zhvendoset KZAZ-ja, qëllim i errët 

LSI denoncon: Në Dropull po<br />zhvendoset KZAZ-ja, qëllim i errët 
LSI ka denoncuar dje një zhvendosje të KZAZ-së në Dropull, nga një shkollë e re në një ambient tjetër të dëmtuar.
 
Sipas Luan Ramës, ky akt është i qëllimtë nga KQZ-ja dhe synon pengimin e minoritarëve grekë për të votuar normalisht.
 
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili në papërgjegjshmëri të plotë dhe me absurditetin e një akti që nuk ka logjikë, ka vendosur ta zhvendosë qendrën e KZAZ-së numër 80 të Bashkisë së Dropullit nga vendi tradicional ku ka qenë e vendosur gjithmonë KZAZ-ja në ambientet shkollës në fshatin Jorgucat, duke e zhvendosur qendrën e KZAZ-së në ish-shtëpinë e kulturës të fshatit Grapsh të Bashkisë së Dropullit”, tha Luan Rama.
 
Si e quajti këtë veprim një akt të errët, për të cilën KQZ duhet të ndërhyjë menjëherë.

“Në thelb, është në përpjekje djallëzore tinzare, është një përpjekje e ligë, për të mos bërë të mundur zhvillimin e zgjedhjeve më 25 qershor në KZAZ-në 80 të Bashkisë së Dropullit. Konkretisht, ambientet ku ishte vendosur KZAZ-ja deri dje në shkollën moderne, të rikonstruktuar dhe me të gjitha kushtet e nevojshme të fshatit Jorgucat. Zhvendoset për në ambientet e qendrës së kulturës në Grapsh. Ambientet në fshatin Grapsh nuk kanë kushte sigurie për shkak se ndërtesa është përdhese dhe dritaret shumë të ulëta e pa xhama. Nuk disponohet internet, nuk ka kushtet më elementare të higjienës pasi mungon uji i pijshëm dhe tualetet”, tha nënkryetari i LSI-së.
 
Luan Rama shkoi më tej ku tha se po pengohen me qëllim votuesit minoritarë dhe për këtë LSI kishte njoftuar ODIHR-in dhe ambasadorët.
 
“Ky është dhe një akt i rëndë provokativ për të diskriminuar qytetarët shqiptarë, votues të Bashkisë së Dropullit, vëllezërit tanë minoritarë, të cilët në këtë mënyrë diskriminohen për të mos i lejuar që të votojnë ashtu siç do të votojnë të gjithë shtetasit shqiptarë në Republikën e Shqipërisë. Ky është edhe një akt tjetër provokativ që cenon marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve tona dhe midis dy popujve tanë. Prandaj KQZ ka shansin dhe përgjegjësinë ta korrigjojë idiotësinë që ka bërë vetë dhe ta kthejë menjëherë KZAZ-në e Dropullit atje ku ka qenë tradicionalisht”, tha ndër të tjera Luan Rama.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Po i japin Ramës mandatin e katërt në tavolinë! Të tjerët duan të ruajnë ndonjë karrige