ELBASAN - Brenda pak ditëve, anëtarët e LSI-së kanë bërë të mundur grumbullimin e një sasie të konsiderueshme ndihmash ushqimore për blegtorinë dhe veshmbathje, të cilat janë dërguar sot në fshatrat e Fierit të goditura nga fatkeqësia natyrore.

Falë kontributit vullnetar të strukturave të LSI-së është bërë e mundurt që të grumbullohen rreth 10 ton misër dhe hime si edhe 15 ton bar, jonxhë dhe kashtë për t’i ardhur në ndihmë bagëtive.
 
I gjithë ky aksion humanitar është iniciuar dhe menaxhuar nga Dashamir Xhika, Drejtor i Arrsh-së dhe Klaudia Krasnika, Kryetare e LRI-së së Elbasanit.

Ndërkaq, të gjitha ndihmat janë shoqëruar më tej për në Fier nga deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Robert Bitri, i cili gjithashtu është kujdesur për mbarëvajtjen e këtij aksioni qysh nga fillimi.

lsi permbytje

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)