Pas takimit një ditë më parë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i shkoi në zyrë kryetare së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Takimi është zhvilluar në ambientet e LSI-së, që nisi rreth orës 11:30 dhe përfundoi në orën 13:00. Mendohet se sulmet ndaj reformës në drejtësi nga LSI apo dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj për veprime antikushtetuese, të kenë qenë pjesë e diskutimit. Pas takimin me Gjonaj, LSI reagoi e revoltuar duke sulmuar ambasadoren e SHBA se po mbron një falsifikatore dhe se ky ishte një sulm ndaj reformës në drejtësi. Ambasadorja Yuri Kim nuk i toleron sulmet ndaj reformës së drejtësisë, një reformë ku SHBA është investuar në mënyrë direkte në funksionimin e saj, dhe ka vendosur që t'i shkojë në zyrë Kryemadhit.
Yuri Kim i dha mbështetjen e plotë ministres Gjonaj, një ditë më parë, për të vijuar punën e saj me reformën në drejtësi duke hedhur poshtë sulmet nga presidenti Meta dhe LSI.
Gjatë ditës së sotme Presidenti Meta sulmoi sërish ndërkombëtarët, teksa tha se fatkeqësisht disa prej tyre kanë mbështetur kapjen e sistemit, referuar takimit të djeshëm të ambsadores Yuri Kim, me ministren Gjonaj.
Në një reagim të zyrës së shtypit të LSI, thuhet se në takim është diskutuar reforma zgjedhore, ku te dyja palët kanë ndarë angazhimin e përbashkët për realizimin e saj brenda datës 15 mars 2020, si datë e përcaktuar në marrëveshjen e dakordësuar mes opozitës së bashkuar dhe mazhorancës për reformën zgjedhore.
'Kryemadhi konfirmoi vullnetin e palëkundur të LSI dhe opozitës se bashkuar për ta përmbyllur këtë reformë dhe njëherazi për t'i hapur rrugë zbatimit të saj ashtu sikurse përcaktohet edhe nga Bundestagu Gjerman' thuhet në njoftimin e LSI.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.5%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4125
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
5 vite SPAK/ Romeo Kara në Report Tv: Berisha sfida kryesore! Jo heqje non gratash, por shpallje të reja! Shabani: Saliu e Meta të akuzuar se kanë porositur vrasje
20 Dhjetor, 19:19
-
Familja Berisha kundër reformës, 2 konferenca në 1 ditë: Gjyqtarët e KiE rrëzuan vetingun! Opinioni: Duhet kur mungon shteti i së drejtës
20 Dhjetor, 17:08
-
Bilanci i 5 vite SPAK: 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, 'Vipat'! U sekuestruan 182 mln euro të krimit e korrupsionit
19 Dhjetor, 16:59
-
Ambasada e SHBA tha se nuk do punonte me persona 'non grata'/ Berisha: E shkroi Yuri Kim! Pëllumbesha Spirogjoka trembet nga 5 milionshi
19 Dhjetor, 13:05
-
Namir Lapardhaja: Unë jam Zoti juaj më i lartë!
19 Dhjetor, 09:16
-
5 vite SPAK, SHBA: Pavarësia, vendimtare! Zgjasni mandatin për prokurorët! Dumani: Jemi kërcënuar ne dhe familjarët, s’ka të paprekshëm
19 Dhjetor, 07:22
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor, 15:40
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
Mbas takimit laj duart o Ambasadore se do maresh SIDEN nga baxhella
PërgjigjuHahahahahahah
Po' kjo funin si likja do ta ket?? Po' pyes se nuk ma merr menja ha ha o te shkretet kto po' prap sdun ta Morin vesh ESHTE TJETER KUSH MRAPA REFORMES NE DREJTESI O TE MJERE NUK OSHT RAMA, MASI TE PASTROHET NGA KTO DO TI VIJE RRADHA EDHE RAMES PO TANI PER TANI I DUHET RAMA PRANAJ E MESHTESIN HA HA HA
PërgjigjuO znj.ambasadore ju keni axhenden tuaj diplomatike, por ju lutem mos u merni me ata te degraduarit hajdute te floririt e mona trafikante droge me karroce bebesh,e po sundojne 3 miljon shqiptare kane 28 vjet, keta plehra qe nuk kane asnje cilesi si njerez.
Përgjigju