Mbështeti Gjonajn për Reformën në Drejtësi/ Meta sulmon ambasadoren e SHBA Yuri Kim: Po rreshtohet krah falsifikatorëve (VIDEO)

TIRANE- Presidenti Ilir Meta ka sulmuar ambasadoren e SHBA Yuri Kim gjatë konferencës së përbashkët me homolgun bullgar i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Teksa u pyet sa i takon kallëzimit të tij në SPAK ndaj ministres Gjonaj, si dhe takimit të ministres ditën e djeshme me ambasadoren Yuri Kimku kjo e fundit i tha Gjonajt të vijonte me të njëjtin kurs reformën në drejtësi, Meta e rreshtoi atë krah falsifikatorëve që sipas tij përpiqen të shkelin parimet e Kushtetutës së Shqipërisë.

"Pyetja kishte të bënte me Gjykatën Kushtetutese po edhe me skandale më të fundit për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese përmes praktikave mafioze të falsifikimit të ushtruara nga ministrja e Drejtësisë e cila është akuzuar për katër vepra penale. Ajo vazhdon të jetë krenare ndërkohë që i vetmi detyrim është të përgjigjet para prokurorisë nëse ajo është e paanshme. Nuk ndaloj askënd të rreshtohet krah falsifikatorëve brenda dhe jashtë vendit. Se kush e ka minuat zbatimin e suksesshme të kësaj reforme. Kush ka përkrahur direkt apo tinëzisht miratimin e ligjeve antikushtetues, si në rastin e prokurorit që u zgjodh me 69 vota, kush ka bllokuar komitetin e emërimeve në drejtësi për 3 vite, kjo është çështje tjetër dhe na ka dëmtuar shumë, por edhe se kush përpiqet të mbështesë këtë akt që unë me anë të fakteve dhe argumenteve të mia e kam cilësuar si përpjekjen finale për grusht shteti, të gjithë po e shohin shumë drejt.

Jam krenar që kam qene dhe mbetem gjithmonë në mbështetje të kushtetutës së popullit tim, të votuar me 140 vota, edhe me bekimin e Komisionit të Venecias., SHBA-s1%, BE-së. kam bërë detyrën time në raport me qeverinë, edhe me opozitën , që mos u ikë përgjegjësive të saj.

Edhe me partnerët ndërkombëtarë, dhe këto janë marrëdhënie të dokumentura, kam respektin më të madh për partnerët tanë ndërkombëtarë, për atë që kemi bërë se bashku në kushtetutën e Republikës por më vjen keq për ata që nuk kanë kontribuar me integritet në Respekt të Kushteturtës, por kanë mbështetur dikur hpaur, diku tinëzisht kapjen e saj.

Unë nuk mund të them diçka më shumë, por nuk ka asnjë vend në Evrope që të ketë qëndruar edhe një minutë të vetme pa Gjykatë të Lartë apo Kushtetuese", tha Meta.

Presidenti Meta i kërkoi edhe opozitës që të mos jetë pasive dhe të mos mjaftohet vetëm me denoncimet, që sipas tij nuk e ndalin kapjen e reformës në drejtësi

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Monika Lavire: 05/03/2020 15:25

    O Like Floriri mos e krruj me Ameriken te kam then njeqindhere o te te thente Baba Mondi mbrapa veshit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren