LSI i del në mbrojtje presidentit Meta pas replikës me Xhaçkën: Shteti nuk është me qytetarët!

LSI i del në mbrojtje presidentit Meta pas replikës me Xhaçkën: Shteti nuk është me qytetarët!

Luan Rama dhe olta Xhaçka

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka komentuar përgjigjen që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i ka dhënë presidentit Meta për radhën në pikën kufitare të Kakavijës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luan Rama thotë se "pavarësisht asaj që ka thënë Presidenti i Republikës e se si i është përgjigjur atij zonja ministre e mbrojtjes, Kakavija është aty si realitet skandaloz i shëmtisë sonë shtetërore dhe papërgjegjshmërisë ndaj njerëzve në nevojë." Sipas tij, qytetarëve nuk ju hyn në punë se çfarë thotë njëri apo se çfarë thotë tjetra, por se si dhe sa shpejt do të dalin nga halli që i ka zënë.

Postimi i plotë:

Qytetarët nuk janë pa atdhe, por shteti nuk është me qytetarët !...

E pavend dhe e pakuptimtë polemika apo retorika politike e cilitdo, në lidhje me gjendjen pothuaj në kufijtë e katastrofës njerëzore, që prej ditësh na vjen si dëshmi e një shëmtie shtetërore prej Kakavijës, shpërfaqur me aq cinizëm dhe ligësi mosveprimi në kohë dhe me seriozitet.

Dhe si për ta bërë edhe më të rëndë cinizmin shtetëror ndaj qytetarëve në hall të madh atje në rrugët e Kakavijes, autoritetet shtetërore, edhe njerëzit i vlerësojnë apo i masin me kilometra, duke na thënë fjala vjen se, nga 12 kilometra, ka zbritur në 9 kilometra sasia e njerëzve që presin të kalojnë kufirin që ndan Shqipërinë me Greqinë, a thua se po bëhet fjalë për tendera apo konçensione rrugësh e jo për njerëz, për qytetarë që janë në hall e kanë nevojë për zgjidhje.

E në këtë kontekst, krej i pavend është edhe reagimi i zonjës ministre të mbrojtjes, pas një qëndrimi të shprehur nga Presidenti i Republikës, i cili paska thënë se:
“Qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira dhe në prag të një krize humanitare, nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet”.

Përkundër këtij qëndrimi të Presidentit të Republikës, që në cilësinë e Kryetarit të Shtetit na thotë se ata “nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet”, zonja ministre e mbrojtjes është shprehur:
“Zoti President, keqardhje për prononcimet tuaja lidhur me situatën e krijuar në kufi. Këta qytetarë nuk janë as pa Atdhe e as pa shtet dhe prova për këtë janë të gjithë ata djem e vajza, burra e gra me uniformën e ushtrisë, të policisë apo të shëndetësisë, që janë pranë tyre ditë e natë,në këtë situatë vërtetë shumë të vështirë”.

Mirëpo, pavarësisht asaj që ka thënë Presidenti i Republikës e se si i është përgjigjur atij zonja ministre e mbrojtjes, Kakavija është aty si realitet skandaloz i shëmtisë sonë shtetërore dhe papërgjegjshmërisë ndaj njerëzve në nevojë.

Dhe qytetarëve nuk ju hyn në punë se çfarë thotë njëri apo se çfarë thotë tjetra, por se si dhe sa shpejt do të dalin nga halli që i ka zënë.

Fjalët nuk vlejnë. Qytetarët duan zgjidhje.

Nëse do të isha unë në vend të zonjës ministre të mbrojtjes, nuk do të merresha fare me Presidentin e Republikës.

Por do ta sfidoja deklaratën e Kryetarit të Shtetit, duke shkuar në Kakavijë mes qytetarëve e bashkë me ta do t’i tregoja Presidentit dhe gjithë Shqipërisë nga Kakavija se qeveria është pranë njerëzve dhe po punon t’jua zgjidhe hallin që i ka zënë, paçka se edhe vetë qytetarët kanë dhënë kontribut në krijimin e hallit të tyre.

Nëse do të isha unë në vend të zonjës ministre të mbrojtjes, do t’i tregoja nga Kakavija Presidentit të Republikës dhe gjithë Shqipërisë, spitalin e impovizuar aty dhe që ministria e mbrojtjes i ka mundësitë ta bëjë, për t’ju orfruar atyre qytetarëve shërbimet e ndihmës së parë mjekësore aty ku janë dhe për të dëshmuar se shteti e qeveria janë pranë tyre.

Nëse do të isha unë në vend të zonjës ministre të mbrojtjes, do t’i tregoja nga Kakavija Presidentit të Republikës dhe gjithë Shqipërisë, sistemin e pajisjeve për shërbimet më utilitare dhe të higjenës personale, çadrat dhe zonën e fushimit për të kaluar natën, sidomos për fëmijet dhe gratë e njerëzit e pamundur fizikisht.

Nëse do të isha unë në vend të zonjës ministre të mbrojtjes, do t’i tregoja nga Kakavija Presidentit të Republikës dhe gjithë Shqipërisë qendrat laboratorike të instaluara atje për bërjen e analizave dhe të testeve covid, dhe qytetarët që pajisen aty me çertifikatën e nevojshme për kalimin e kufirit për në Greqi ku jetojnë dhe punojnë.

Nëse do të isha unë në vend të zonjës ministre të mbrojtjes, do t’i tregoja nga Kakavija Presidentit të Republikës dhe gjithë Shqipërisë, sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe me ushqimet më të domosdoshme, për të dëshmuar kësisoj përkujdesjen dhe solidaritetin e shtetit dhe të qeverisë.

Nëse do të isha unë në vend të zonjës ministre të mbrojtjes, do t’i tregoja nga Kakavija Presidentit të Republikës dhe gjithë Shqipërisë, se djemtë dhe vajzat nën uniformë të Forcave të Armatosura dhe ato të Policisë së Shtetit, por edhe të tjerët që meritojnë raspekt dhe nderim për punën që bëjnë, janë të organizuar sipas protokolleve standarde të administrimit të realiteteve të tilla dhe se falë organizimit të detajuar deri në imtësi, situata po normalizohet.

Vetëm pasi të bënte këtë gjë nga Kakavija e drejtpërdrejt me qytetarët, zonja ministre e mbrojtjes do të na dëshmonte se “këta qytetarë nuk janë as pa atdhe dhe as pa shtet”.

Komentet dhe retorika, politizimi dhe polemikat nuk vlejnë.

Sepse shteti të vret edhe kur qëllojnë ushtarët e Gardës së Republikës në bulevard, por shteti të vret fëmijën edhe me shoferin e ambulancës në Kalavijë.

Shteti të vret edhe kur shkon në spital të vizitohesh e sëmuresh me covid nga mjeku i infektuar ngaqë është i pambrojtur, por edhe kur në mes të pandemisë dhe zhegut përvëlues të mesgushtit të le në mes të rrugës e nuk ka marrë masa që në kushte të pamundura udhëtimi, të lajmëroheshin qytetarët se nuk mund të udhëtojnë, të bllokonte rrugët e të mos lejonte që Kakavija të kthehej në dëshmi e shëmtisë shtetërore, prej nga ku na vjen kumti se qytetarët nuk janë pa atdhe, por se shteti nuk është me qytetarët !.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KAPTERRI LUANIT: 17/08/2020 07:23

    O LUANI PA DHËMB PSE NUK I TREGON SHQIPTARVEV PSE TË PËRJASHTUAN NGA SKËNDERBEGAS PËR KAPTERIN ? PRANDAJ TI JE NJERI PA VLER O ZOGU LUAN QË TË BËSH POLITK. ËSHTË TMERR QË NJEREZ SI TY TË JEN POLITIKAN.

    Përgjigju
  • LSI: 16/08/2020 21:00

    Sikur shteti ti pengonte per mos te shkonin ne shtepite e tyre ne Greqi do kishit folur ndryshe!shih fytyren e shtetit qe pengon emigrantet te kthehen ne shtepite e tyre kjo dote ishte thenja e juaj o qime derr kok kuq I partise se hajduteve dhe bleresve te votave me nje president te tyre hajdut.

    Përgjigju
  • Tirona: 16/08/2020 19:54

    Ky eshte njeriu me i paafte qe mund te ekzistoje ne Bote

    Përgjigju
    • Une: 16/08/2020 22:09

      Nuk jam dakort. Edhe Tit Vasili eshte konkurrent per ate titull

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja