Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla e ka etiketuar LSI, si partia me të cilën personifikohet shi-blerja e votës. Teksa po fliste për ndryshimet zgjedhore, nga foltorja e Parlamentit, Balla tha se "LSI ka damkën më të turpshme të blerjes së votës", deklaratë e cila ka sjellë reagime nga ana përfaqësues të kësaj partie.
"Balla do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë dhe për çdo lidhje që ai, qeveria e tij dhe Rama ka me krimin dhe drogën"! Është kjo deklarata e ish- deputetes së LSI, Floida Kërpaçi, lidhur me akuzat e Ballës nga parlementi ku e etiketoi LSI, si partinë simbol të shit-blerjes së votës.
"Z.Balla do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë dhe për çdo lidhje që ai, qeveria e tij dhe z.Rama ka me krimin dhe drogën. Dhe për këtë do të jenë të rinjtë e vendit dhe shqiptarët që do ti’a japin ndëshkimin atij dhe kësaj qeverie deri në fund", tha Kërpaçi.
Petrit Vasili, është i pari nga LSI që i është përgjigjur akuzave të Ballës. Vasili theksoi se raportin e DASH dhe të OSBE-ODIHR, PD dhe LSI kanë qenë partitë e vetme që kanë denoncuar këtë fenomen, e ndërsa solli sërish në vëmendje "dosjen 339", sipas së cilit është tregues i qartë se si kjo qeveri ka ardhur në pushtet me vota të blera.
"Para pak minutash me pacipësinë që e karakterizon tashmë Parlamentin e kuislingëve, pikërisht në këtë sallë tashmë e cila vjen erë, pra në Parlamentin e Shqipërisë, guxuan që të diskutojnë për votën. Guxuan që të diskutojnë e të thonë që do të jenë ata që do të zhdukin edhe shitblerjen edhe manipulimin e votës. Guxuan të thonë që janë ata zgjidhja që mund ta bëjë këtë gjë. Sot jam përpara jush për të qartësuar njëherë e përgjithmonë me shqiptarët se çfarë është ky Parlament e për çfarë duhet të përgjigjet. Në radhë të parë ky është një Parlament dhe Rilindja e cila e ka zaptuar atë forcërisht, në kundërshtim me Kushtetutën dhe çdo gjë tjetër, është produkti më i shëmtuar dhe i neveritshëm i shitblerjes së votës në këtë vend. Këtë nuk e thotë thjesht dhe vetëm opozita, këtë e thotë raporti i OSBE/ODIHR, i cili nënvizon qartë se vetëm LSI dhe PD denoncuan qartë shitblerjen e votës nga Partia Socialiste, dhe nuk ka asnjë rresht apo paragraf që të provojë të kundërtën për këtë gjë. Të njëjtën gjë pohon raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili i vë damkën zgjedhjeve si zgjedhje të cilat u karakterizuan nga shitblerja e votës. Dhe duke iu referuar sërish raportit të OSBE/ODIHR kemi pikërisht ata që shitën dhe blenë votën, të cilën përfundimisht e nxjerr sheshit dosja 339", tha Vasili.
Doli edhe KRYEHAJDUTI me DAMKË BOTÈRORE , PLAKU i URRYER TELENDAR Petrit Vasili !!!!!!?????? Doli edhe Nepërka Pika Pika e Leshit të Dhisè , tê HAJDUTÈRISË , KËRRPAÇI Fytyr Salduara !!!!!!????? Këtë KÈRPAÇIN e Shpètoi Fatmir Xhafaj para 1 Viti , sepse e kishin PIKETUAR KRRIMINELÈT e PDsë për ta bèrë KURBAN !!!! Por Fatmir Xhafaj e kuptoi dhe e ruante me 2 POLICA CIVILÈ KÈRPAÇ GAGASHEN , sepse Luli dhe KRIMINELÈT e tij e kishin vendosur qè me KÈRPAÇIN nè ARKIVOL do Bridhnin drejt KRYEMINISTRISÈ dhe drejt TVSH (Televizionit Shtetèror) , pèr të marr PUSHTETIN me DHUNÈ !!!!! Floida Kërrpaçi KUKUVAJKA e Leshit të Lisè të HAJDUTÈRISÈ duhet të FALENDEROJ Një Mijë herë Fatmir Xhafën dhe POLICINË e SHTETIT qè i shpëtoi jetën.
PërgjigjuJeni aq te pacipe a qe nuk u beson me asnjeri.Ca i keni bere ju ketij vendi mos pafshi kurre dite te bardhe.
Përgjigjupo doganieri i leshitlikes ne koplik qe u kap nga policia diten per diell diten e votimit duke blere vota, apo e harruat ju te ndershmit e haremit famekeq te Jales qe ju shplafte mortja mor fare e keqe qe keni ndotur shqiperine ....
Përgjigjufloida suurratufo ke ikur per lesh dhije ti dhe sharebajgat e tjera te leshitlikes , mos bej garipen se nuk te shkon, nuk do ta shohim me surratin ne parlament,sa te jesh gjalle,,,,
Përgjigju