TIRANË – LSI vlerëson miratimin me konsensus absolute të marrëveshjes TAP, një mesazh shumë shpresëdhënës që politika i jep vendit dhe zhvillimit të ekonomisë; është një mesazh që duhet përshëndetur. Ylli Manjani deklaroi sot se "miratimi dje me konsensus absolut i marrëveshjes së TAP-it ishte dhe është padiskutim një mesazh shumë shpresëdhënës dhe shumë pozitiv që politika shqiptare i jep në radhë parë zhvillimit ekonomik të vendit, në radhë të dytë klimës së biznesit në vend në këto ditë të vështira për ekonominë, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë globin.
Është një mesazh që duhet ta japë edhe për çështje të tjera, është një mesazh që sigurisht duhet përshëndetur por kur mendon se në axhendën e parlamentit është në pritje për tu miratuar një amendim ligjor për Gjykatën e Lartë, një ligj i ri për shërbimin civil dhe një rregulloreje e Parlamentit që do të rregullonte sa më mirë interesat e përfaqësuesve politik të zgjedhur në këtë parlament dhe që ende nuk janë miratuar sigurisht kjo është për të ardhur keq. Është për të ardhur keq sepse shqiptarët nuk meritojnë mesazhe të tilla negative që e largojnë gjithnjë e më shumë interesin e tyre për integrim nga vetë Evropa.
LSI mendon se janë të gjitha kushtet jo më për t'u marrë me çështjen e statusit:, - tha Manjani, -"por për të çelur negociatat për anëtarësim brenda këtij viti. Janë këto kushte. Këto kushte do të vijnë të bëhen më të kapshme dhe më të prekshme në qoftë se miratohen këto tre projekt-akte, në qoftë se ne për shkak të miratimit të këtyre projekt-akteve marrim një status të vendit kandidat që duhet ta kishim marrë dhe sigurisht që nuk duhet të harrojmë për asnjë çast përgatitjen e një klime pozitive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend. Është momenti që të fokusohemi shumë edhe në këtë çështje me qëllim që të garantojmë që çdo shqiptar të votojë lirisht dhe të zgjedhë demokratikisht".
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com