TIRANË, 19 Janar/ATSH- I. Vata/-Deputetit të LSI, Pirro Kapurani, ka reaguar sot pasdite në një deklaratë për mediat ndaj akuzave të Partisë Demokratike, përsa i përket mospagimit të faturave të energjisë elektrike. Kapurani pohoi se akuzat e PD-së janë shpifje me qëllime të pastra politike dhe se "përgjigja ime përsa i përket deklaratave të PD-së është se do të përballem vetëm me gjykatën".
"Përsa i përket deklaratave të PD-së, deklaratave të gënjeshtra, dua të theksoj se nuk kamë asnjë faturë të papaguar persa i përket energjisë elektrike. Deklaratat e PD-së janë thjeshtë një shpifje dhe një mashtrim me qëllim politik. Përgjigja ime përsa i përket deklaratave të PD-së është se do të përballem vetëm me gjykatën duke e çuar deri në fund të gjithë procesin, me qëllim që emrin tim ta coj atje ku duhet", tha deputeti i LSI-së.
Në vijim të deklaratës së tij, Kapurani tha se akuzat e Partisë Demokratike janë bërë vetëm për të prishur imazhin e tij si politik dhe të forcës politike që ai përfaqëson. "Këto deklarata janë deklarata për të përbaltur ose për të mposhtur mua si figurë politike dhe forcën time politike. Mesazhi im është për të gjithë: larg mashtrimeve dhe shpifjeve politike", theksoi Kapurani. /a.ke/









